Protestat për Klodian Rashën/ Balla: Të rinjtë po përdoren politikisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla thotë se nxit prokurorinë që t’i shkojë deri në fund çështjes së vrasjes së Klodian Rashës. Në një intervistë për News24, Balla shprehet se beson te prokuroria, ndërsa flet për dënim ekzemplar të efektivit të policisë.

Unë nxis institucionin e prokurorisë që ti shkojë kësaj çështje deri në fund dhe përgjegjësia të jetë ndaj personit që ka marrë jetën e një djali të ri 25-vjecar. Unë besoj se Prokuroria do të bëjë një zbardhje të plotë dhe një dënim ekzemplar”, u shpreh Balla.

Sa i takon protestave, Balla u shpreh se ideja për të ngritur zërin për drejtësi është e drejtë, por sipas tij drejtësia për Klodianin nuk mund të bëhet duke i vënë zjarrin Shqipërisë.

“Jam dakord, vetë jam një person që kam marrë pjesë dhe kam organizuar protesta. Asnjëherë protesta nuk është një problem, përkundrazi është shprehje e demokracisë, por duhet marrë në disa rrethana. E para jemi në kushte pandemie, që pamundëson çdo lloj grumbullimi.

Së dyti edhe pse disa djem dhe vajza u nisën për të protestuar, protesta u keqpërdor nga elementë të infiltruar për të përdorur politikisht edhe vdekjen. Thirrja ime ndaj çdo familje shqiptare është: I lutem mos i lini fëmijët që ti përdorin për politikë.

Kush ka bërë politikë me vdekjen ka pasur fund të keq politik. Në kushtet e një ideje për të ngritur zërin dhe për të kërkuar drejtësi kjo është e pranuar. Por për të kërkuar drejtësi për Klodianin nuk i vihet zjarri Shqipërisë”, tha Balla./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rama: Nëse Vlora nuk thyen rekord më 11 maj, do jetë turp i madh!

Në përfundim të takimit elektoral me vajzat dhe gratë në Vlorë, kryeministri Edi Rama dha një mesazh për patriotët...

29-vjeçari grek dyshohet se vrau veten, a ka lidhje trafikanti shqiptar?

Një ekip i FBI-së greke është dërguar në Lesvos për të hetuar faktet e çuditshme në rastin e vdekjes së rojes bregdetare, 29-vjeçarit, Nikos...

Një hungarez mund të bëhet Papa i ardhshëm, cilat janë lidhjet e tij me Viktor Orban?

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut më 21 prill, kanë nisur spekulimet për pasuesin e tij në krye të Selisë së Shenjtë. Një...

Rekord botëror, letra e të mbijetuarit të Titanikut shitet për 300 mijë paundë

Një letër e shkruar nga një i mbijetuar i fundosjes së Titanikut është shitur në ankand për një shifër rekord prej 300 mijë paund. Pasagjeri...

Kandidati i listës së Berishës në Kavajë tërhiqet nga gara: Nuk ishte vendim i lehtë

Kandidati i 'Aleancës për Shqipërinë Madhështore', Rudin Hylviu, ka marrë vendimin për të tërhequr fushatën e tij aktive dhe për të mbështetur publikisht kandidaten...

Lajme të tjera

Web TV