Covid-19/ 17 viktima dhe 294 raste të reja në Kosovë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë 24 orët e fundit janë shënuar 294 raste pozitive me COVID-19 dhe 17 viktima.

Numri i rasteve të reja në raport me ditën e djeshme është ulur pasi dje janë shënuar 329 persona të infektuar.

Shqetësues paraqitet fakti që numri i viktimave në vend gati është trefishuar në krahasim me dje, kur kanë humbur jetën 5 persona dhe sot 17.

Qytetet më të prekura vazhdojnë të jenë ato të ditëve të fundit me në krye Prishtinën, Pejën, Drenasin dhe Podujevën.

Pavarësisht se dita e sotme ka qenë një ditë e keqe për sa i përket viktimave si pasojë e koronavirusit, Kosova duket sikur po e përballon pandeminë më së miri. Sipas zëvendëskryeministrit të vendit Besnik Tahiri Kosova nuk e ka të nevojshme të ndërmarri masa të reja shtrënguese, pasi mjaftojnë këto të cilat janë në fuqi aktualisht. Në një mëndje me të bie dhe ministri i shëndetësisë Armend Zemaj.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV