Davaritet frika, Roma konfirmon pas analizave mjekësore, asgjë serioze për Kumbullën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roma konfirmon pas analizave mjekësore se 20-vjeçari nuk ka dëmtim muskulor. Një lajm i mirë ka ardhur të martën për futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ndryshe nga ç’ishte menduar në fillim, mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla, nuk ka probleme muskulare.

Klubi i Romës konfirmoi së fundmi pas analizave mjekësore të 20-vjeçarit se futbollisti shqiptar nuk ka dëmtim muskular, edhe pse u zëvendësua pas ndeshjes së fundit në kampionat me Bolonjën, pasi shfaqi shqetësime. Duhet theksuar se Kumbulla sapo është rikthyer me skuadrën, pasi kapërceu edhe infektimin me virusin Covid-19.

Frika se ai mund të kishte pësuar një dëmtim serioz tashmë ka kaluar. Përtej një viti të mbrapshtë të kushtëzuar nga epidemia e virusit korona, 2020-ta ka qenë në fakt mjaft e mbarë për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, i cili ishte në qendër të vëmendjes gjatë gjithë merkatos së fundit.

Klubet të shumta që e donin, por Roma u tregua më konkrete.
3 milionë euro për huazimin e tij dhe në fund të sezonit, në arkat e Veronës, do të shkojnë edhe 27 milion euro të tjera. Kjo nënkuptoj se rekordi i futbollistit shqiptar më të shtrenjtë në histori është i tiji, por është thjesht çështje kohe dhe, për këtë arsye, 2021-shi premton shumë më tepër për të riun nga Malësia e Madhe.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Izraelitët dhe palestinezët, shpresë dhe frikë për marrëveshjen e armëpushimit

Kabineti izraelit i sigurisë i rekomandoi sot qeverisë miratimin e marrëveshjes që do të pezullonte luftimet në Gazë dhe...

Historitë sekrete/ Zbulohet pas 80 vitesh ditari i të dashurës angleze të Hitlerit

Pas plot 80 vitesh janë zbuluar detaje nga ditari sekret i të dashurës angleze të liderit nazist të Gjermanisë, Adolf Hitler, duke hedhur dritë...

Hakerët rusë përdorin WhatsApp për të spiunuar ministrat dhe OJQ-të në mbarë botën

Grupi rus i hakerëve Star Blizzard, që dyshohet se është i lidhur me Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB), ka udhëhequr një fushatë...

Aksident i rëndë në Berat/ Makina përplas 30-vjeçaren bashkë me fëmijën,ndërron jetë nëna

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 18:35, në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në Moravë, me pasojë vdekjen e një gruaje. Shtetasi A. T., 25...

Pas 6 ditësh në koma, vdes 13-vjeçarja shqiptare që u aksidentua në Itali

Jennifer Alcani ishte vetëm 13 vjeçe. Më 9 janar, natën vonë, kishte dalë nga shtëpia fshehurazi nga prindërit për të kaluar mbrëmjen me dy...

Lajme të tjera

Web TV