Vaksina e re e “Moderna” më e mirë se “Pfizer”/ Ja kur do të nisë miratimi i saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të enjten një grup këshilltarësh të jashtëm të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave pritet të rekomandojë dhënien e autorizimit për përdorim emergjent të vaksinës kundër koronavirusit të prodhuar nga kompania Moderna.

Vendimi i grupit ka të ngjarë të merret pas orës 3 pasdite ndërsa të premten pritet autorizimi nga FDA-ja.

Ky është i njëjti grup ekspertësh që javën e kaluar rekomandoi dhënien e autorizimit për vaksinën e Pfizer-it dhe partnerit të saj gjerman BioNTech, duke i hapur rrugë vendimit të FDA-sa një ditë më pas.

Vaksina e Pfizer-it po shpërndahet tashmë në të gjithë vendin. Të hënën në spitalet amerikane filloi një program masiv imunizimi.

Vaksina e Moderna-s është zhvilluar me një teknologji të ngjashme me atë të Pfizer-it duke përdorur acidin ribonukleik, por mund të ruhet në temperatura shumë më pak të ulta sesa vaksina e Pfizer/BioNTech-ut. Kjo e bën atë një opsion më të mirë për zonat e thella e rurale. Të dy vaksinat janë rreth 95 për qind të efektshme në parandalimin e sëmundjes bazuar në provat klinike të fazes së fundit.

Grupi i këshilltarëve të jashtëm të FDA-së ka të ngjarë të diskutojë rreth efekteve anësore të vaksinës së Modernës të ndeshura gjatë provave klinike me 30 mijë pjesëmarrës, të cilat ishin më të shpeshta se ato të raportuara nga Pfizer-i. Ato ishin kryesisht reagime relativisht jetëshkurtra ndaj vaksinimit sesa efekte anësore të rënda.

Ekspertët e kompanisë SVB Leerink thonë se vaksina e Moderna-s duket më pak e tolerueshme sesa ajo e Pfizer/BioNTech-ut, por sipas tyre kjo nuk është mënyra e duhur për të bërë krahasi dhe nuk ka gjasa të pengojë dhënien e autorizimit për vaksinën.

Lexo edhe :  Trump paralajmëron lëvizjen e radhës: Mund të godasim sërish

Në një dokument të botuara të martën përpara takimit të së enjtes të grupit të këshiltarëve, stafi i FDA-së tha se nuk ka ndonjë shqetësim serioz në lidhje me sigurinë e vaksinës së Moderna-s. Megjithatë sipas dokumentit nuk mund të përjashtohet ndikimi i vaksinës në krijimin e të ashtuquajturës paraliza Bell, e cila shkakton paralizë të përkohshme të muskujve të fytyrës. Të dhënat tregojnë se gjatë provave klinike me të dy vaksinat u raportuan disa raste të paralizës faciale.

Pfizer dhe BioNTech thanë se incidenca ishte e njëjtë me atë të popullatës së përgjithshme.

Moderna kërkon autorizimin për përdorim të vaksinës tek personat nga 18 vjeç e lart. Kjo mund të shmangë diskutimin e ndezur javën e kaluar mes anëtarëve të grupit nëse kishte të dhëna të mjaftueshme për të autorizuar përdorimin e vaksinës të Pfizer/BioNTech-ut tek adoleshentët e moshës 16 dhe 17 vjeç. Ata votuan përfundimish për të mbështetur vaksinimin e të gjithë atyre nga mosha 16 vjeç e lart.

Shtetet e Bashkuara kanë të ngjarë të furnizohen të parët me vaksinën e Moderna-s, dhe kanë nënshkruar për këtë një marrëveshje për të siguruar deri në 200 milionë doza. SHBA pret të marrë 20 milionë dozat e para këtë muaj. Vaksina e Moderna-s jepet në dy doza me distancë prej 28 ditësh nga njëra tjetra.

Kompania ka nënshkruar marrëveshje mbi vaksinën edhe me Kanadanë, Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe po kalon në procese shqyrtimi nga entet e tyre rregullatore./ VOA

 

Të fundit

A e ka menduar ndonjëherë t’i futet politikës?/ Linda Rama flet hapur

Në intervistën e saj për "Inside Albania", Linda Rama u ndal tek roli i grave në politikë dhe në...

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

Një zjarr i madh ka përfshirë Parkun Kombëtar të Prespës, me flakët e shfaqura mbi fshatin Pustec. Forcat zjarrfikëse dhe forcat pyjore, bashkë me banorët,...

Luciano Spalletti pas shkarkimit nga Italia: Futbolli më shkatërroi jetën

Ish-trajneri i kombëtares italiane, Luciano Spalletti, ka rrëfyer një anë tjetër të vetes në një intervistë të sinqertë për 'La Repubblica', ku foli për...

Muçaj takohet me Presidentin e CAA/ Shqipëri–SHBA, vizion i përbashkët për rajonin

Ambasadori Genci Muçaj, përfaqësues i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, zhvilloi një takim zyrtar në Washington, D.C., me Ambasadorin Philip Hughes, Presidentin e sapozgjedhur të...

Edhe Kosova nën pushtetin e flakëve, raportohen 29 vatra në tetë orët e fundit

Pas Shqipërisë, edhe Kosova po vuan problematikën e zjarreve që po gllabërojnë hektarë të tërë me pyje e kullota, edhe si pasojë e temperaturave...

Lajme të tjera

Web TV