Mbërrin në Rinas trupi i mjekut Drini Dobi; rrethohet nga familjarë, kolegë dhe studentë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trupi i pajetë i mjekut të nderuar Drini Dobi ka mbërritur në Rinas, nëntë ditë pasi u largua nga kjo botë.

Familjarë, miq, kolegë dhe studentë kanë dalë ta presin me nderimet më të mëdha, njeriun e tyre të shtrenjtë.

Dobi u prek nga koronavirusi dhe u dërgua në Itali për mjekim të specializuar, por nuk mundi dot ta mposhtë virusin. Për kurimin e tij u zhvillua një fushatë  për mbledhjen e fondeve nga kolegët brenda e jashtë vendit, si dhe nga familjarët, por fatkeqësisht mjeku nuk arriti të mbijetonte.

Dr. Drini ishte neurolog me një eksperiencë pune klinike më shumë se 25-vjeçare. Ai besonte se vënia e një diagnoze të saktë është kyç në gjithë procesin e menaxhimit të sëmundjes.

Eksperienca e gjatë klinike e bëri atë konfident në identifikimin e simptomave neurologjike, në vendosjen e saktë të diagnozave dhe trajtimin me efektshmeri të lartë të sëmundjeve neurologjike.

Për të, komunikimi me pacientin dhe familjarët, qartësimi i çdo etape gjatë menaxhimit të sëmundjes dhe edukimi i tyre (si të ndihmojnë veten apo familjarin) në lidhje me sëmundjen dhe rehabilitimin ishin themelet mbi të cilat ai ndërtoi punën e tij të përditshme me pacientët.

Dr. Drini falë aftësive të tij njerëzore u bë bashkudhëtar me pacientin në rrugën shpesh herë të gjatë të sëmundjes.

Eksperiencë dhe edukim në vazhdim:

Pedagog i brendshëm pranë Fakultetit të Mjekësisë së Universitetit të Mjekësisë Tiranë.

Shef i Shërbimit Neurovaskular pranë Polit Administraitv të Integruar të Neuroshkencave.

Anëtar i Bordit Editorial i revistës shkencore “Clinical Trials in Degenerative Diseases (CTDD)”.

Anëtar i Bordit të Shoqatës “Medical Institute of Albania”.

Bashkautor i librit: “Alkoolizmi kronik dhe pasojat mbi sistemin nervor”.

Ka drejtuar disa projekte dhe botuar një sërë artikujsh mbi problematika të ndryshme neurologjike.

Lexo edhe :  Seanca e Troplinëve, mes të ndaluarve edhe Altin Morina, avokatët: Keni veç Sky...

Anetar i shoqatave dhe organizata me te rëndësishme nderkombetare te Neurologjise dhe pjesëmarrës aktiv në konferencat më të rëndësishme ndërkombëtare me prezantime orale dhe në formë posteri.

Ka kryer Masterin në “Rehabilitimi fizik në Sëmundjen e Parkinsonit”

Specializuar për Neurorehabilitm në Institutin Nacional Neurologjik “Carlo Besta”, Milano, Itali

Ka kryer specializimin pasuniversitar për Neurologji në Shërbimin e Neurologjisë, Qëndra Spitalore “Nëne Tereza” . Gjithashtu ka kryer doktoraturën pranë Departamentit të Neuroshkencave mbi Rehabilitimin post Stroke.

Diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës si Mjek i Përgjithshëm.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV