Mike Pence vaksinohet përpara kamerave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence u vaksinua për COVID-19 drejtpërdrejt në televizion të premten.

Zoti Pence, bashkëshortja e tij Karen Pence dhe Këshilltari i Përgjithshëm i Shtëpisë së Bardhë për Shëndetësinë Jerome Adams u vaksinuan nga stafi mjekësor, duke u bërë personalitetet më të larta deri tani që injektohen kundër koronavirusit.

Atyre iu injektua vaksina e prodhuar nga kompania Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech, që Administrata e Ushqimit dhe e Ilaçeve autorizoi për përdorim emergjent një javë më parë.

Nënpresidenti Pence është drejtuesi i Ekipit të Posaçëm për Koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë.

Pasi iu përgjigjën pyetjeve të zakonshme nga mjekët, të tre ata e bënë vaksinën në ndërtesën e krahut ekzekutiv të Shtëpisë së Bardhë, të ulur përpara një perdeje blu dhe ekraneve ku ishin shfaqur fjalët, “E sigurt dhe efektive” dhe “Operacioni Warp Speed.”

Pritet që personalitete të tjera politike të veprojnë si ata. Kjo është pjesë e një fushate për të kapërcyer skepticizmin e publikut në lidhje me sigurinë e vaksinave, të cilat u janë nënshtruar provave klinike në shkallë të gjerë dhe analizave shkencore.

Ish-presidentët Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama gjithashtu kanë dalë vullnetarë për ta bërë vaksinimin në publik. Presidenti i zgjedhur Joe Biden, i cili pritet të marrë detyrën më 20 janar, do të vaksinohet javën e ardhshme, thanë ndihmësit e tij.

Eksperti amerikan i sëmundjeve infektive Anthony Fauci, i cili do të jetë këshilltari kryesor i zotit Biden për çështjet shëndetësore, tha se ai do të vaksinohet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe se po priste që dozat të mbërrinin në Institutin Kombëtar të Shëndetit, ku ai punon.

“Shpresoj se kjo do të ndodhë brenda ditëve të ardhshme,” tha zoti Fauci të premten për televizionin NBC.

Lexo edhe :  Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani pranon të ulet në bisedime me vendet e BE

Ndërkohë, Presidenti në largim Donald Trump, ka inkurajuar njerëzit që të vaksinohen dhe të mbështesin programin e administratës së tij të quajtur “Operacioni Warp Speed” për të nxitur prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave. Por ai ende nuk ka njoftuar nëse do të vaksinohet./voa/

Të fundit

Planet bërthamore të Iranit: Të ndaluara apo thjesht të ngadalësuara?

Sulmi izraelit në kompleksin e pasurimit bërthamor në Fordow, veprim ky i bërë në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara,...

Kutitë u hapën, pushime të mbara!

Nga Skënder Minxhozi Ashtu siç pritej saga e hapjes së kutive dëshmoi edhe një herë tjetër, nëse ka qenë nevoja për diçka të tillë, se...

Prezantohet droni më i madh autonom me energji diellore/Fluturon pa pilot deri në 90 ditë

Skydweller Aero po zhvillon një flotë të aeroplanëve më të mëdhenj autonomë në botë, pa pilot dhe me energji diellore, që synojnë të realizojnë...

Ivanka Trump: Në Sazan do të ndërtojmë resortin ideal!

Prestigjiozja “The Guardian”, i ka kushtuar një artikull ishullit shqiptar të Sazanit, pasi këtu do të investohet nga Jared Kushner, ky dhëndri i Presidentit...

Shqipëria që meritojmë dhe Lezha që duam!

Ulsi Manja “Një model i qeverisjes që flet me vepra, jo me premtime.” Në zemër të kësaj vere të nxehtë, një ndjesi e re po mbush...

Lajme të tjera

Web TV