Moment…!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Baro

( Shënime për librin poetik “ Nën vellon e hënës “ të autores Nada Minguli Kurti, botim i shtëpisë botuese 2M printing)

Atë ditë më erdhi në dorë ai, libri i poetes tashmë të njohur Nada Minguli Kurti, me titullin “ Nën dritën e hënës”, libër i cili me të vërtetë që në faqet e para, që në poezitë e para, të zhyt në vlagën e mendimeve të tilla poetike që bëjnë thirrje e kërkojnë dashuri, pse jo edhe herë – herë rebelim.

Diku në një poezi si ajo e hapësirës ajo bën thirrje për hapësira matematikore gjë që tregon dhe strukturën poetike të saj, se shpirti i saj i lirë shkon edhe në infinit, në këtë nocion të pafundësisë jo vetëm  matematikore. Ajo sipër reshë gjen kostelacionin e zemrës, por të mos harrojmë se bashkë me optimizmin që shoqëron këto gjetja, vihet re dhe një note pesimizmi por që në të vërtetë e ngren shume ngren shumë lart poezinë dhe bashkë me të edhe dashurinë qiellore dhe tokësore.

“Ky shpirt i lirë në infinit…” është pikërisht ajo strukturë matematikore  që bien “koracat e dashurisë”  e që kthehen në guacka në det  gati si “thesar i  fshehur”  në thellësi të detit. Mendimi poetik më shumë ndjehet kur shkruan për dashurinë në poemën”Kohë e pamjaftueshme”.

Se të …e aq të ndjej

sa në çdo ëndërr me ty jam

dridhem e tëra …s’ të gënjej,

dehës je..dhe kur pranë s’kam.

…e aq më shumë në poezitë e tjera, poetja Nada Minguli Kurti kërkon veç dashurisë edhe revoltën edhe kur  notat pezimiste  nuk arrijnë dot të mundin dashurinë e lindur në çdo varg e gjithmonë e më shumë ajo poezi mbas poezie na çon në rrugën e dashurisë së vërtetë edhe pse nganjëherë paraqitet e vështirë.

Lexo edhe :  ‘Lokomotiva më ngjiti si sëmundje’: filmi për superfansat e rritur të trenit të kaltër”

Nada Kurti Minguli shpesh në poezitë e ndërtuara me stil të veçantë më sjell në mendje ashpërsitë e stilit  poetik të Edgar Allan Poes që në esencë është i butë dhe i ëmbël.

Kjo poete, edhe pse të jetë e mbyllur si Keopsi në piramidën e vet, ia arrin të kërkojë për  të dalë dhe gjen forca…e kërkon dashurinë herë me lutje e me përshpirtje… atë dashuri që askush në këtë botë nuk mund ta mohojë, se zemra e nënës asnjëherë nuk mposhtet nga e liga. Eshtë dashuria që përcillet te fëmija e që nënkupton brezin e ri.

Për këtë libër edhe unë do të isha  krenar  si Nada, dhe e uroj shpirtërisht  që të vazhdojë të shkruaj, të shkruaj më shumë për dashurinë njerëzore për atë dashuri që kanë nevojë  sot shqiptarët. Ajo na mëson se si të gjejmë matematikën e dashurisë se  vetëm ajo nuk gabon.

Nuk më mbetet gjë tjetër për të thënë për librin e Nada Minguli Kurti veçse të përshëndes dhe punën e mire që shtëpia botuese 2M printing ka bërë për grafikën e këtij libri, sidomos për vizatimet shoqëruese të poezive./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Amber tregon arsyen pse nuk do ketë kurrë fëmijë: Janë të pafajshëm

Amber, ish-banorja e “Big Brother VIP 4” e cila ka treguar hapur se është një transgjinore, ka rrëfyer një...

Berisha konfliktohet hapur me Këlliçin, arsyeja është SPAK

Mes Sali Berishës dhe ‘besnikut’ të tij Belind Këlliçi duket se ka nisur një përplasje, që nuk ka mbetur vetëm brenda mureve të PD,...

Elsa dhe Fredi bëhen bashkë sërish!

U shkrua rreth 40 vjet më parë nga Adelina Balashi. Vështirë të besosh se një punim diplome do të kthehej në një nga komeditë...

Aktori rikthehet nga emigrimi, por vendos të… largohet sërish

Aktori dhe regjisori Vladimir Doda është pushuar nga puna si pjesë e trupës së Teatrit Migjeni në Shkodër, fill pas largimit të Simon Shkrelit,...

1980 – Vdes Hitchcock: Mjeshtri që ndryshoi përgjithmonë kinemanë

Më 29 prill 1980, në moshën 80-vjeçare, ndërroi jetë Alfred Hitchcock, një nga regjisorët më të mëdhenj dhe më me ndikim në historinë e...

Lajme të tjera

Web TV