Prokuroria ndryshoi akuzën ndaj të birit që u vra nga polici, Qazim Rasha: Kam besim te drejtësia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qazim Rasha, babai i Klodian Rashës, i riu që u vra nga Policia e Shtetit, thotë se ka besim tek shteti.

Pasi është pyetur për ndryshimin nga akuza të Prokurorisë për ish-policin Nevaldo Hajdaraj, i cili do të gjykohet për vrasje me dashje dhe jo “vrasje në rrethanat e tejkalimit të mbrojtjes”, Rasha thotë se ka besim tek drejtësia.

Jemi bij të këtij shteti, kërkojmë drejtësi prej tij. Drejtësia shëron plagët, ajo shëron zemrat. Përveç shtetit, kush mund të bëjë drejtësi? Kur shteti kërkon të nxjerrë të vërtetën, ka një lehtësim. Kërkova drejtësi që ditën e parë e vijoj ta kërkoj. Kam besim të plotë që çdokush e ndjen dhimbjen time.

S’ka fije dyshimi që gjërat do të shkojnë atje ku duhet. Raste të tilla ndodhin njëherë në shekull. Unë nuk e kisha menduar kurrë se do më ndodhte. Kurrë mos ndodhtë ajo që më ndodhi mua. Kam besim se shteti do të bëjë punën e vet”, tha mes të tjerash Qazim Rasha.

Prokuroria e Tiranës ndryshoi akuzën tri ditë më parë për Nevaldo Hajdarajn. Prokuroria e akuzon atë për “vrasje me dashje” dhe efektivi rrezikon deri në 20 vite burg. Ai akuzohet se e vrau pa shkak të riun Klodian Rasha 2 javë më parë në Laprakë, ngjarje që solli edhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Aerodromi i Gjirokastrës pret avionët e parë turistikë, vizitorët e parë nga Italia

Aerodromi i Gjirokastrës ka pritur avionët e parë turistikë pas marrjes së statusit tre vite më parë, duke shënuar...

Takimi në Selanik, Berisha: Mos i harroni 4 ditët në tokën e askujt në pandemi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Selaniku deklaroi se "një politikë demografike e veçantë do të bëhet". "Çdo çift i ri, do të ketë...

Kosova nuk arrin të konstituojë Kuvendin, Krasniqi: Kurti po sakrifikon Haxhiun

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hequr dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut për postin e Kryetares së Kuvendit. I pari që e ka bërë të...

Nga Egli ‘Super Saiyan’ deri te perlat e Loredanës/ Publikohet klipi me meme-t e BBVA 4

Mbrëmjen e kaluar u transmetua Post Big Brother VIP Albania, takimi i fundit i të gjithë banorëve në ekran, pas përfundimit të spektaklit që...

Berisha akuza Ramës/ “Po fut narko-euron në vend! Vijnë me kontejnerë në prerje 500-she”

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ndodhet sot në Bilisht ku po zhvillon takime me qytetarë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11...

Lajme të tjera

Web TV