“Më e fortë dhe me standarte europiane”/ Rama inspekton shkollën e rindërtuar në Shijak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi u dorëzoi çelësat e shtëpive të reja disa banorëve në Shijak, kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Arsimit, Evis Kushin inspektoi shkollën e rilindur, “16 shtatori”.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se kjo shkollë tashmë është gati të presë 350 nxënës dhe mësues me standartet më të larta dhe më të mira europiane.

Kjo shkollë vjen në kuadër të procesit të rindërtimit për të gjitha ato subjekte që janë dëmtuar apo shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama thotë se shkolla “16 shtatori” është më e bukur, më e madhe dhe më e fortë tashmë.

Së fundmi ai ka dhënë dhe një mesazh politik, duke iu drejtuar kritikëve për këtë proces. Rama shkruan “qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara”.


Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me...

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Lajme të tjera

Web TV