Trump minimizon përmasat e sulmit kibernetik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan Donald Trump i minimizoi përmasat e sulmit kibernetik për të cilin dyshohen operativët rusë dhe që ka ekspozuar rrjetet kompjuterike të agjencive qeveritare dhe të kompanive private.

Pas disa ditë heshtjeje, Presidenti Trump komentoi dje për herë të parë në Twitter mbi sulmin, i cili mendohet të ketë prekur të paktën 18,000 klientë të firmës kompjuterike SolarWinds me qendër në Teksas.

Por ndryshe nga zyrtarët e inteligjencës dhe ligjvënësit, të cilët paralajmëruan se dëmet e sulmit kibernetik vazhdojnë, presidenti tha se “gjithçka është nën kontroll”. “Unë jam plotësisht i informuar… Sulmi kibernetik ishte shumë më i madh në median e lajmeve të rreme se sa në realitet,” shkroi ai, duke hedhur poshtë sugjerimet se pas sulmit qëndron Rusia.

Komentet e tij bien ndesh me ato të Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, i cili tha se agjencitë e inteligjencës janë ende duke e analizuar sulmin, por të gjitha provat tregojnë se pas tij qëndron Kremlini.

Ndërkohë sot, senatori republikan Mitt Romney tha se hyrja e hakerëve në të dhënat e agjencive të ndryshme të qeverisë amerikane ishte “jashtëzakonisht e dëmshme” dhe se Presidenti Trump “nuk i sheh gjërat kur kanë të bëjnë me Rusinë”.

Agjencitë amerikane të prekura nga sulmi kibernetik përfshijnë departamentet e Energjisë, të Thesarit dhe të Tregtisë, si dhe qeveritë shtetërore dhe lokale./voa/

Të fundit

Hëngrën panine me salsiçe dhe brokoli, një i vdekur dhe 9 të shtruar në spital

Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë janë shtruar në kujdes intensiv në Kozenca të Italisë për helmim...

DW: Gjermania, frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon ta bombardojë botën me tarifat e tij doganore, që pjesërisht janë edhe drastike. Ai ra dakord me BE-në...

OpenAI publikon modelin e fundit të ChatGPT, ja çfarë përfshin

OpenAI ka publikuar modelin GPT-5 të shumëpritur, modelin më të fundit të chatbot-it të saj të njohur të inteligjencës artificiale (AI) ChatGPT. Modeli i ri...

Jennifer Lopez shtanget në Stamboll, dyqani luksoz i refuzon hyrjen

Një ngjarje e papritur ndodhi për Jennifer Lopez, në një nga qendrat tregtare më luksoze të Stambollit. Këngëtares së famshme iu refuzua hyrja nga stafi...

“Nëna më e keqe e Australisë” merr mbi 1 milion euro dëmshpërblim

Kathleen Folbigg, gruaja që u cilësua dikur si “nëna më e keqe e Australisë”, do të përfitojë një dëmshpërblim prej mbi 1 milion euro...

Lajme të tjera

Web TV