Zgjedhjet e 25 prillit, Majko: Emigrantët votojnë edhe pa regjistruar adresat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse emigrantët shqiptarë nuk do të deklarojnë adresën e tyre jashtë atdheut, nuk do të marrin asnjë shërbim nga shteti shqiptar. Një procedurë kjo, që krijon edhe bazën për të garantuar votën e tyre në zgjedhje.

Por burime shprehen se 4 muaj përpara zgjedhjeve, asnjë emigrant nuk ka deklaruar adresën e tij jashtë vendit pranë Gjendjes Civile.

Kështu, ministri për Diasporën, Pandeli Majko kërkon t’i rrëzojë të gjitha këto përpjekje, duke thënë se emigrantët mund të votojnë edhe pa bërë deklarimet tek portali e-albania.

Gjatë një mbledhje në Nënkomisionin për Diasporën dhe Emigrantët, ai ka deklaruar se emigrantët mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në 25 prill edhe pa bërë deklarimet e adresave.

Jemi në komunikim të përditshëm me KQZ. Roli im është i rezervuar, sepse KQZ është gjykatë autonome, ajo ka të drejtën të ndërmarrë veprime. KQZ të veprojë sa më shpejt të mundet pozitivisht në këtë drejtim. Nuk ka nevojë të regjistrojnë adresën emigrantët që të marrin pjesë në votime. Do të aplikojnë direkt në KQZ“, – u shpreh Majko.

Por a përputhet kjo në raport me ligjin e vitit të miratuar në vitin 2016? Majko shpjegon: “Nuk ka të bëjë me të drejtën e votës. Është krijuar një kakofoni. Duket sikur po të mos kesh deklaruar adresën, ti nuk merr të drejtë të votosh. Nuk është kështu. Në KQZ do regjistrohen drejtpërdrejt“.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë gati një dokument ku thuhet se emigrantët mund të votonin me postë, vetëm pasi të jenë regjistruar me adresën e saktë pranë Gjendjes Civile.

Regjistrimin e emigrantëve katër vite më parë e prezantoi si projektligj ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili deklaronte se emigrantët duhet të tregojnë adresat dhe shteti ka detyrim t’u shërbejë.

Lexo edhe :  Rama reagon ndaj deputetit britanik: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Ne, emigrantëve u kërkojmë vetëm një gjë, regjistrohu dhe na thuaj ku banon, shteti e ka pastaj detyrim duke të të shërbyer dhe lehtësuar aty ku është e nevojshme. Në çdo vend të botës qytetari ka përgjegjësi t’i deklarojë shtetit se unë banoj në këtë vend“, deklaronte Tahiri më 1 shkurt të vitit 2016./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Valëza opozitare nga diaspora vetëm sa e përkëdheli murin elektoral të Ramës…

Nga Eduard Zaloshnja Qysh nga 2009-ta (kur u zbatua për herë të parë sistemi elektoral rajonal proporcional në Shqipëri), për...

Rritet ndjeshëm numri i udhëtimeve të shqiptarëve në 2024, Italia më e preferuara

Në vitin 2024, shqiptarët kanë udhëtuar më shumë se kurrë më parë, me mbi 4.4 milionë udhëtime të kryera brenda dhe jashtë vendit nga...

Një emërim gjyqësor i pamatur vë Senatin përballë një prove

Nga David French Republikanët në Senat mund të jenë në prag të dorëzimit më të rëndësishëm ndaj Presidentit Trump deri më sot — dhe nuk...

Kush është shqiptari me rreth 50 dënime që u lejua të qëndrojë në Britani (EMRI)

Shqiptari Zenel Beshi, me afro 50 dënime, ka fituar të drejtën të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht kërkesës për deportim nga autoritetet britanike,...

Bypass-i i Vlorës/ Rama ndan pamjet: Bukur dhe pastër (VIDEO)

Bypass-i i Vlorës është një segment kyç për turizmin bregdetar, sidomos gjatë sezonit turistik redukton mbipopullimin e trafikut në qytetin e Vlorës, si dhe në...

Lajme të tjera

Web TV