Negociatat për Brexit në fazën më të nxehtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në përpjekjen për të arritur një marrëveshje tregtare pas Brexit, diskutimet po vazhdojnë. Por nuk dihet nëse do të kenë sukses.

Britania e Madhe dhe BE po vazhdon të negociojë një marrëveshje tregtare për Brexit – nën presion të lartë. Bisedimet mbeten të vështira, siç u dëgjua nga qarqet negociuese në fundjavë. “Rezultati më i mundshëm” aktualisht është dalja e BM nga BE pa marrëveshje, thuhet. “Ne do të lëvizim çdo gur për të arritur një marrëveshje”, thonë negociatorët. Por ende ka “pyetje të konsiderueshme pa përgjigje” në lidhje me peshkimin dhe subvencionet. “Negociatat vazhdojnë, e palët ende janë larg njëra-tjetrës.”

Parlamenti i BE kundër stërzgjatjes së negociatave

Parlamenti Evropian kishte caktuar një afat përfundimtar deri të dielën në mbrëmje ndryshe deputetët nuk do të kishin kohë të mjaftueshme për ta shqyrtuar. Negociatori i BE Michel Barnier paralajmëroi se kanë mbetur vetëm “disa orë” për një marrëveshje. Por negociatorët kanë tejkaluar më parë disa afate. Kohët e fundit u tha, veçanërisht në Londër, se afati i vetëm ishte 31 Dhjetori.

Kryeministri Boris Johnson ka shprehur vazhdimisht skepticizëm se palët do të arrijnë një marrëveshje. Vëzhguesit e negociatave të vështira raportuan në Twitter se BE mund të hidhte një hap tjetër drejt Londrës lidhur me çështjen e diskutueshme të peshkimit. Sipas kësaj, thuhet se Barnier ka ofruar që BE t’i paguajë britanikëve 25 përqind të vlerës së peshkut që peshkatarët e BE peshkojnë në ujërat britanike. Kjo do të ishte shumë më tepër sesa është diskutuar deri tani – por jo aq sa kërkon Londra. Një shoqatë evropiane e peshkatarëve paralajmëroi që BE nuk duhet të mashtrojë industrinë.

A do të ketë dogana prapë?

Lexo edhe :  Rritet numri i infermierëve në botë, OBSH: Në vitin 2030 do jenë 36 milionë

Të dy palët po përgatiten gjithashtu edhe për rastin më të keq, nëse negociatat dështojnë dhe tarifat, pengesat e tjera tregtare midis BM dhe BE hyjnë në fuqi më 1 janar 202, kur përfundon faza e tranzicionit. Britania e Madhe është larguar nga BE në fund të janarit 2020, por nuk do të largohet nga tregu i brendshëm i BE dhe bashkimi doganor deri në fund të vitit.

Por qeveria britanike nuk është e përgatitur, kritikon Komisioni i Brexitit i Parlamentit në Londër. Vendimet u morën “tepër vonë” dhe komunikimi me kompanitë ishte “në rastin më të mirë”, jo i plotë. Policia mund të detyrohet që të përdorë sisteme “më të ngadalshme dhe më të vështira”. Ndaj mund të ketë probleme edhe lidhur me fletëarrestet ndërkombëtare.

Plani emergjent

Parlamenti Evropian votoi të premten masat emergjente në rast të një Brexiti pa marrëveshje. Kjo përfshin plane për fushat e peshkimit, sigurisë ajrore dhe trafikut ajror dhe rrugor. Shoqata britanike e industrisë CBI u bëri thirrje të dy palëve të arrijnë një marrëveshje. Një marrëveshje do të përmirësonte shumë perspektivat ekonomike në të gjithë Evropën. “Hapat e guximshëm” janë të domosdoshëm.

Në autostradat në drejtim të portit të rëndësishëm të Dover në Kanalin Lamansh si dhe në Eurotunel, janë krijuar kolona të gjata me kilometra. Arsyet janë biznesi i Krishtlindjeve dhe kërkesat e shumta të mallrave mjekësorë në kohën e pandemisë Corona, por edhe shtimi i qarkullimit të mallrave para përfundimit të fazës së tranzicionit. Shoqatat tregtare kanë kritikuar portet e bllokuara dhe çmimet e larta të mallrave për javë të tëra. Anijet tashmë janë kthyer në disa porte, sepse nuk kishte hapësirë ​​për të shkarkuar ngarkesat./dw

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV