Kokainë në arkat e bananeve nga Amerika Latine drejt Europës, arrestohen 6 shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit informon se ka finalizuar me sukses operacionin ndërkombëtar “ATOS”, në kuadër të së cilit janë arrestuar 6 shqiptarë. Ky operacion u zhvillua nga autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me policinë belge dhe atë gjermane.

Operacioni u zhvillua prej datës 15 dhjetor deri më datën 21 dhjetor, në Shqipëri dhe Belgjikë. Operacioni i nisur prej vitit 2018 nga strukturat hetimore antidrogë të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda (në vijim deri në finalizim nga SPAK-u).

Gjatë vitit 2018, antidroga e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Policinë gjermane ka zhvilluar operacionin policor të koduar “Paraguaj”, si rezultat i të cilit është sekuestruar rreth 1 ton kokainë dhe janë vënë në pranga 10 shtetas shqiptarë.

Më pas, operacioni ka vijuar duke u thelluar hetimet, për të identifikuar dhe arrestuar drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e kokainës nga Amerika Latine në drejtim të Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë.

Si rezultat i hetimeve të përbashkëta u bë i mundur identifikimi i krerëve të këtij grupi dhe në këtë kuadër, prej datës 15 dhjetor deri në datën 21 dhjetor 2020, u organizua dhe finalizua operacioni i përbashkët antidrogë i koduar “ATOS”, në kuadër të të cilit u kapën në Belgjikë dhe u vunë në pranga, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, shtetasit:

Musa Gjikola, 34 vjeç dhe Genti Balliu alias Flamur Balliu, 37 vjeç, banues në Tiranë;
Ramazan Rraja, 27 vjeç dhe Fioralb Rraja, 24 vjeç, banues në Nikël, Fushë Krujë;
Bledar Pepaj, 29 vjeç, banues në Pukë; Fatmir Xhecuka., 33 vjeç, banues në Laç;
K.N. (shtetas lituanez) dhe S. C. (shtetas grek). Si dhe shtetasi F. Gj., për të cilin, pas arrestimit, Gjykata ka vendosur gjykimin në gjendje të lirë.

Lexo edhe :  Berisha gjen arsyen për humbjen/ Na mundën pensionistët, ua bleu votën Rama!

Në kuadër të operacionit “ATOS”, në periudha të ndryshme gjatë vitit 2019 dhe vitit 2020 janë sekuestruar nga Policia belge, në bashkëpunim me Policinë shqiptare, rreth 232 kilogramë kokainë, një armë zjarri pistoletë, si dhe rreth 200 mijë euro.

Ky grup kriminal funksiononte duke ngarkuar lëndën narkotike në kontenierët e bananeve nga Amerika Latine, duke e fshehur lëndën narkotike në arkat e bananeve dhe në trupin e kontenierëve.

Pasi kontenierët e pajisur nga trafikantët me GPS mbërrinin në destinacion, trafikantët, për të mos u identifikuar dhe zbuluar, organizonin vjedhje me armë të lëndës narkotike nga magazinat ose dhomat e pjekjes së bananeve.

Në këtë megaoperacion, për ushtrimin e kontrolleve në banesat e të arrestuarve u përfshinë strukturat hetimore të antidrogës në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Shkodër e Lezhë, nën drejtimin e SPAK-ut.

Gjithashtu, një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale kanë zhvilluar në Gjermani dhe në Belgjikë, takime të përbashkëta më homologët, për të koordinuar veprimet që çuan në goditjen e këtij grupi të strukturuar kriminal.

Njëkohësisht, nën drejtimin SPAK-ut, për shtetasit shqiptarë të arrestuar gjatë operacionit ka filluar hetimi pasuror.

Ky megaoperacion tregoi edhe njëherë profesionalizmin e strukturave hetimore të Policisë, besimin e partnerëve te Policia e Shtetit për të hetuar dhe goditur këtë grup të strukturuar kriminal, si dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të bashkëpunuar me partnerët kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Pesë gazetarë të Al Jazeera vriten në sulmin izraelit në Gaza

Një gazetar i lartë i Al Jazeera-s, i cili ngriti frikën se do të vritej, është vrarë në një...

Bie Euro, forcohet Leku! Faktorë kryesorë, turizmi dhe remitancat

Euro ka vijuar të dobësohet ndaj Lekut, duke arritur nivelin më të ulët të dhjetë viteve të fundit. Sipas kursit të këmbimit të Bankës së...

Fshehu provat e ngjarjes ku ishte përfshirë i vëllai, AMP ndëshkon policin në Tiranë

Përpjekja për të ndihmuar vëllain duke mbuluar një ngjarje të datës 5 korrik, ku ky i fundit akuzohej për kanosje të një personi, i...

Zbulime të rëndësishme në Itali, gërmimet nxjerrin në dritë objekte të rëndësishme fetare

Gërmimet arkeologjike në vendin e shenjtë qendror etrusk në Itali, Fanum Voltumnae, kanë nxjerrë me sa duket në dritë objekte të rëndësishme fetare. Objektet e...

Historia e gruas që po sjell amerikanët të jetojnë në Shqipëri

Nga Cepee Tabibian Si shumë amerikanë, edhe unë gjithmonë kam ëndërruar të zhvendosem në Evropë. Në vitin 2015, në moshën 35-vjeçare, vendosa të largohesha nga...

Lajme të tjera

Web TV