Operacion antidrogë me urdhër të SPAK në Lezhë, lëshohen 20 urdhër arreste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një operacion antidrogë me urdhër të SPAK po zhvillohet nga Policia e Shtetit në Lezhë, ku deri tani janë ndaluar 12 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Bëhet me dije se ndër të arrestuarit në Lezhë janë edhe 5 efektivë policie të përfshirë në kultivimin e trafikun e kanabisit. Kjo është edhe arsyeja se pse hetimi po ndiqet nga SPAK dhe SHÇBA.

Në total po ekzekutohen nga Policia e Shtetit, 20 masa sigurie personale të miratuara nga gjykata, të përfshirë në kultivim dhe trafikim droge. Ky operacion antidrogë vjen pas vrasjes nënkomisarit Saimir Hoxha, i cili po asgjësonte parcela me kanabis në zonën e Kune Vain, në Lezhë, së bashku me dy kolegët e tij.

Nënkomisari u vra nga 21-vjeçari Aldi Rama, i cili refuzoi që të kontrollohej nga policia dhe hapi zjarr ndaj tyre, duke lënë të vdekur efektivin e policisë. Pas disa orësh ndjekje, i riu nuk pranoi të dorëzohej dhe qëlloi veten.

Të fundit

Vrasja në Fier, drejtori i Policisë: Autori të dorëzohet, ndryshe do reagojmë ashpër!

Lorenc Panganika, drejtor i Policisë së Fierit i ka bërë thirrje Azgan Mërnica, autori i vrasjes së efektivit Novruz Cenalisë,...

Magjepsje

Nga Edison Ypi Magjepsja nuk ësht larg. Magjepsja ndodhet mes Divjakës, Devollit, Vermoshit, Konispolit. Me këmbë, me makinë, me rrëzim, me kapërxim, me rrëshqitje, me...

Aksident në rrugën Sarandë-Delvinë, një mjet përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur në segmentin rrugor Sarandë - Delvinë. Sipas njoftimeve në aksident janë përfshirë 2 automjete, ku njëri prej të cilëve ka përfunduar...

Balluku inspekton punimet në aksin Thumanë-Kashar: Po punohet me ritme të shpejta

Janë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë – Kashar, ndersa 30 qershori është dita kur parashikohet që segmenti të jetë i...

Konflikt i çastit apo hakmarrje?/ Pistat ku po heton policia mbi ngjarjen në Fier

Të dhëna të reja në lidhje me vrasjen e efektivit të Shqiponjave në fshatin Nbaltëz në Fier. Viktima dhe babai i tij janë punonjës policie...

Lajme të tjera

Web TV