Agjencia Evropiane e Barnave jep dritën jeshile vaksinimit/ Presidentja e KE: Do veprojmë me shpejtësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) miratoi përdorimin e vaksinës kundër COVID-19-s të kompanisë amerikane Pfizer në bashkëpunim me atë gjermane BioNTech, duke e futur Evropën në kursin e fillimit të vaksinimit brenda një jave.

Vendet e Bashkimit Evropian përfshirë Gjermaninë, Francën, Austrinë dhe Italinë kanë njoftuar se kanë në plan të nisin vaksinimet duke filluar prej 27 dhjetorit ndërsa Evropa po përpiqet të arrijë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, ku vaksinimet kanë nisur tashmë me herët gjatë këtij muaji.

Pasi ka marrë dritën jeshile nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), hapi i fundit është miratimi nga Komisioni Evropian, i cili pritet të mblidhet më vonë të hënën.

“Do të veprojmë me shpejtësi. Pres një vendim të Komisionit Evropian deri në këtë mbrëmje”, shkruante kryetarja e komisionit Ursula von der Leyen në një postim në Twitter.

Zonja Von der Leyen e përcaktuar më herët 27-29 dhjetorin si afat për fillimin e vaksinimeve.

Përgatitjet për shpërndarjen e vaksinave vijnë ndërsa në Britani është identifikuar një lloj i ri shumë më ngjitës i COVID-19-s që ka shkaktuar kaos në të gjithë rajonin duke nxitur shumë vende që të ndalin udhëtimet me Anglinë. Ky zhvillim ka krijuar gjithashtu çorientim të tregtisë përpara Krishtlindjeve.

Zyrtarët e EMA-s thanë në një konferencë për shtyp se kishte shumë të ngjarë që vaksina të ishte efektive kundër variantit të ri të koronavirusit./ VOA

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë”

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë...

Dom Gjergj Meta: “Ta ruajmë tokën si sytë e ballit”

Dom Gjergj Meta, President i Konferencës Ipeshkvnore, ka bërë një thirrje nga zemra përmes një shkrimi lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin dhe...

Sharon Stone për famën, sekretet familjare, abuzimin seksual dhe goditjen në tru

Simon Hattenstone U bë e famshme në mbarë botën me Basic Instinct dhe Casino. Pastaj pësoi një gjakderdhje truri pothuajse fatale. Aktorja dhe artistja flet...

Fertilizimi in vitro falas, vijnë në jetë dy bebe te Koço Gliozheni

Dua dhe Mertoni erdhën në jetë falë programit kombëtar për trajtimin e infertilitetit, përmes procedurës in vitro që tashmë ofrohet në sistemin publik. Kryeministri Edi...

Zjarret, Shqipëria ka 46 mijë ha tokë të dëmtuara

Dëmet që po shkaktojnë zjarret e këtij viti po thyejnë rekorde në dekadat e fundit. Sapo një vatër shuhet të tjera shfaqen. Sistemi Evropian për...

Lajme të tjera

Web TV