Lideri rus i opozitës, Alexei Navalny, ka arritur të bëjë të flasë një agjent të shtetit rus (FSB), për të zbuluar detaje nga helmimi i tij me agjentin nervor të quajtur Novichok, raporton grupi hetimor Bellingcat.
Agjenti në fjalë i quajtur Konstantin Kudryavtsev, tha se agjenti helmues i ishte vendosur Navalny-t te mbathjet.
Ndërkohë ky i fundit ndodhet ende në Berlin ku po shërohet nga helmimi, ndërsa postoi në youtube një rregjistrim të bisedës me agjentin shtetëror rus në fjalë.
Kujtojmë se në gusht Navalny u rëndua shumë nga ana shëndetësore teksa po udhëtonte me avion në Siberi. Por lidhur për faktin se si ai arriti të mbijetonte agjenti rus thotë se ndihmoi shumë reagimi i shpejtë i pilotit të avionit dhe ekipit të emergjencës shëndetësore në Omsk, Siberi, ku Navalny u kurua fillimisht.
Kudryavtsev tha se ishte dërguar në Omsk për të pastruar rrobat e Navalny-t dhe për të hequr agjentin Novichok që ishte përdorur për helmimin.
Javën e kaluar Presidenti i Rusisë Vladimir Putin deklaroi se hetimi i bërë nga Bellingcat, në bashkpunim me partnerë të tjerë mediatikë perëndimorë, ishte një “hile” e shpikur nga inteligjenca amerikane.