BioNTech optimiste: Vaksina me gjasë vepron dhe kundër mutacionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i sipërmarrjes bioteknologjike gjermane, BioNTech paraqitet optimist: Variantet e reja të virusit Corona nuk do duhet t’i prisnin rrugën imunizimit.

Sipërmarrja bioteknologjike, BioNTech pret që vaksina të veprojë edhe kundër mutacionit të ri të zbuluar të virusit Corona. Nga pikëpamja shkencore gjasat për këtë janë shumë të larta, tha kreu i BioNTech, Ugur Sahin para shtypit. Vaksina është testuar kundër 20 varianteve të tjera të virusit e gjithmonë përgjigja imunitare që ka dhënë trupi i ka deaktivizuar të gjitha format e virusit. Nëse kjo vlen edhe për variantin e ri, mbetet të provohet në javët e ardhshme. “Vaksina me gjasë vepron edhe kundër mutacionit.”

Varianti i ri SARS-CoV-2 po përhapet me shpejtësi në jugun e Anglisë. Kryeministri, Boris Johnoson e cilësoi në fundjavë atë si “70% më infektues” se varianti fillestar. Si pasojë mjaft shtete kufizuan lëvizjen me Britaninë e Madhe. Gjermania vendosi një ndalim të përgjithshëm për udhëtarë nga Britania e Madhe dhe Irlanda veriore, por edhe nga Afrika e Jugut, ku po ashtu është zbuluar një variant i panjohur i virusit Corona.

Reinhardt: “Mutacionet nuk janë të pazakonta”

Presidenti i Shoqatës së Mjekëve Gjermanë, Klaus Reinhardt ka paralajmëruar nga paniku. Mutacionet nuk janë të pazakonta tek viruset, tha ai për gazetën gjermane “Passauer Neue Presse”. “Duhet të veprojmë me qetësi dhe mbi bazë faktesh”. Ende nuk është e qartë pas vlerësimit të virologëve, nëse infektimi me virusin e ri është vërtet më i lartë. Për këtë ende nuk ka “një rezultat të qartë të fakteve shkencore”, sipas Reinhardt.

Ndërkohë Instituti Robert Koch iu drejtua me një lutje popullsisë në kuadër të krishtlindjeve. “Mos udhëtoni” tha kreu i RKI, Lothar Wieler. Të gjithë mundësisht t’i kalojnë krishtlindjet në rrethin e ngushtë familjar. “Reduktojini kontaktet në maksimum”, theksoi Wieler, sepse do të zgjasë ende, derisa kufizimet aktuale të tregojnë një përmirësim të situatës. Kemi “disa javë të vështira përpara”. RKI konstatoi të martën 19.528 raste të reja të Coronës në Gjermani, numri i vdekjeve u rrit me 731 vetë në gjithsej 27.000 viktima nga Corona./dw

Të fundit

Gjirokastër/ Aksion në tregun rom, tregtarët: Jemi në buzë të malit nuk pengojmë asnjë

Bashkia e Gjirokastrës ka nisur ditën e sotme një aksion në tregun rom të qytetit. Mësohet se fadromat kanë...

Toka e klubit Partizani çon ish-presidentin në gjykatë/ Malltezi do e padisë për shpifje

Pas deklaratave të ish-presidentit Alfred Moisiu, mbrëmjen e djeshme në emisionin “Off the Record” për rastin “Partizani”, ka reaguar sot Jamarbër Malltezi, i cili thotë...

Ultimatumi i Ramës, nisin dorëheqjet e administratorëve në bashkitë Korçë e Kolonjë

Pas thirrjes së kryeministrit Rama, nisin dorëheqjet e administratorëve në juglindje të vendit. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se të 7 administratorët e...

GJKKO liron nga paraburgimi ish-shefin e qarkullimit të Tiranës

Ish-shefi i Rrugores, Roven Zeka, është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion (GJKKO). Togat e zeza të GJKKO-së kanë ndryshuar masën...

BE-ja – gati t’i vendosë tarifa SHBA-së, nëse s’ka marrëveshje

Bashkimi Evropian ka përgatitur një listë tarifash – në vlerë prej 21 miliardë eurosh – për mallrat amerikane, nëse dy palët nuk arrijnë marrëveshje...

Lajme të tjera

Web TV