OBSH: S’ka prova se varianti i ri i koronavirusit është më i rrezikshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se po studion variantet e koronavirusit që janë shfaqur në Britani dhe Afrikën e Jugut, duke shtuar se nuk ka ende prova se janë më vdekjeprurëse ose më të rënda se variantet ekzistuese dhe se përgjigja më e mirë është duke shmangur infektimin.

Gjatë sesionit të rregullt të informimit që jep kjo organizatë nga selia e saj në Bruksel, zyrtarët thanë se vazhdojnë të marrin të dhëna për variantet dhe se ka raportime nga Anglia se varianti i ri mund të jetë më ngjitës.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha për gazetarët se organizata po punon me shkencëtarë për të kuptuar se si ndryshimet gjenetike të virusit ndikojnë tek reagimi i tij në organizmin e njeriut.

Ai theksoi se nuk ka asgjë që çuditshme nga shfaqja e varianteve të reja: “Viruset pësojnë mutacione gjithë kohës, është diçka e natyrshme dhe e pritshme”.

Zoti Tedros tha se parandalimi i përhapjes së këtyre varianteve është arma më e mirë:

“Sa më shumë që e lejojmë të përhapet, aq më shumë mundësi ka të ndryshojë virusi,” tha ai duke shtuar se të gjitha qeveritë dhe të gjithë qytetarët duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse për të penguar përhapjen.

Udhëheqësja e kapaciteteve teknike të OBSH-së, Maria Van Kerkhove shtoi se nuk ka lidhje mes variantit të Britanisë dhe atij të Afrikës së Jugut, duke shtuar se ata janë të ndryshëm, por qëlluan që u shfaqën në të njëjtën kohë.

E pandryshuar mbetet mënyra për të luftuar përhapjen e virusit: distancimi fizik është arma më e mirë për të penguar infeksionin, tha ajo.
“Virusi përhapet nga një person i infektuar tek një tjetër që i qëndron pranë,” tha ajo. “Ndërkohë po zhvillojmë hetime për të kuptuar nëse hapësira e distancimit fizik duhet të ndryshojë. Por virusi preferon individë që qëndrojnë pranë njëri-tjetrit”.

Lexo edhe :  Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Ndërkaq, Michael Ryan, drejtor ekzekutiv për situatat emergjente pranë OBSH-së, tha se në këto momente nuk ka prova “se virusi shkakton sëmundje më të rëndë, kërkon ndryshimin e protokollit të diagnostikimit, apo efektin e vaksinave për një të ardhme të parashkikueshme”./voa/

l.m/Fjala.al

Të fundit

Cërrik, vjehrra e denoncon për dhunë, Policia merr nën akuzë nusen

Një grua e moshuar ka kërkuar ndihmën e Policisë së Cërrikut, pasi dëshmoi se nusja e saj e dhunonte...

Fier, 13-vjeçarja përdhunohet nga 3 persona

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Fier ku një 13-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga tre persona, një i moshës 30...

Dalin emrat, vettingu nxjerr dy prokurorë përfundimisht nga drejtësia

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur këtë të martë, datë 29 Korrik të shkarkojë nga detyra dy prokurorë, Eranda Lazen e Tiranës dhe...

Ishte zhdukur në Liqenin e Ujmanit, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se është gjetur trupi i pajetë i një 33-vjeçari në Liqenin e Ujmanit, i...

“Dua të shoh lopët”. Guardiola zbulon planet e tij

Pep Guardiola është njeriu i cili nuk pushon kurrë. Futbolli për të është vetë jeta. Divorci erdhi pikërisht nga ky obsesion që ka për...

Lajme të tjera

Web TV