Spiropali thirrje për institucionet e pavarura: Të bëjnë detyrën e tyre para ligjit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga foltorja e Kuvendit ka bërë bilancin për këtë vit, në seancën e fundit plenare të këtij sesioni. Mes të tjerash Spiropali shprehu besimin si shumicë qeverisëse se institucionet e pavarura sigurojnë balancat dhe kontrollin e ligjit.

Dua të theksoj besimin tonë si shumicë qeverisëse se institucionet e pavarura sigurojnë balancat dhe kontrollin e ligjit. Përgëzoj Kuvendin për punën e bërë online, që bën të mundur vazhdimin e punës. Platforma e Kuvendi është angazhim i drejtpërdrejt i Kryetarit të Kuvendit me qëllim rritjen e llogaridhënies të ekzekutivit.

Për t’u ushtruar me sa më shumë efikasitet mbi ekzekutivin dhe institucionet e tjera. Niveli i zbatueshmërisë së rekomandimeve referuar në përqindje për vitet 2018-2020, duke filluar nga avokati i popullit dhe komisionerët ka qenë 45%, ndërsa KLSH 83 %.

Për vitin 2019, zbatueshmëria ka qenë 62%, ndërsa KLSH 75%. Për vitin 2020, zbatueshmëria është llogaritur për periudhën janar-shtator. Zbatueshmëriua ka qenë në 84 % për avokatin e popullit dhe komisionerët dhe 75% për KLSH.Shihet progresi rritës i zbatueshmërisë së rekomandimeve“, tha Spiropali.

Ajo i bëri thirrje drejtuesve të këtyre institucioneve që të bëjnë detyrën e tyre dhe nëse kanë aspirata politike është më e ndershme ti drejtohen partive politike.

“Ne duam të bëjmë një thirrje që këto institucione me transparencën që i kemi ofruar të bëjnë detyrën e tyre para ligjit, nëse kanë aspirata politike në 2021, do ishte me mirë të garonin në zgjedhjet e ardhshme. Do ishte më mirë të bënin punën e tyre.”, deklaroi Spiropali./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV