Kukësi-Tirana 0-0, “paqja e vakët” që nuk pëlqehet nga asnjëra, por pëlqehet nga… Vllaznia!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ishte ndeshja e fundit e javës së 10-të të Kategorisë Superiore, por, përkundër pritshmërive, sfida e shumëpritur midis Kukësit dhe Tiranës rezultoi një përballe kryesisht e vakët nga e cila pritej më shumë. Skuadra verilindore u shfaq disi më superiore në fragmentin e dytë të lojës, madje goditi edhe shtyllën horizontale të portës së bardhebluve, me anë të Gashit.

Në minutën e 59-të, Eze gjeti rrugën e rrjetës, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Një vendim ky i dyshimtë që “tërboi” kuksianët. Përsëritjet televiziove duket se i japin të drejtë Kukësit. Ndërkohë që, në krahun tjetër, në sekondat e fundit, talenti Ernest Muçi kishte shansit e artë për të vrarë sfidën, por e shkoi atë dëm. Sidoqoftë, të dy skuadrat duket se u pajtuan me vetëm nga një pikë.
Kështu, Kukësi dhe Tirana u ndanë në barazim pa gola në duelin midis tyre, të luajtur të mërkurën në mbrëmje në Stadiumin “Elbasan Arena” në një ndeshje relativisht të barabartë për të dyja skuadra, me Kukësin më këmbëngulës sidomos në pjesën e dytë. Takimi nisi i barabartë për të dyja skuadrat, që nuk e rrezikuan shumë portën e njëra-tjetrës.

Pjesa e parë u mbyll me qetësinë e të dy ekipeve, që më shumë qëndruan të kujdesshëm mbrapa. Në të dytën Kukësi u duk më këmbëngulës dhe rrezikoi më shumë se Tirana, sidomos me Gashin në krahun e majtë. Në minutën e 60-të, skuadra e trajneri Skënder Gega arriti të shënojë, por gjyqtari e anuloi golin për pozicion jashtë loje të Ezesë.
Kishte protesta të shumta pas këtij rasti në stolin e Kukësit, teksa vendimi i gjyqtarit anësor duket i dyshimte dhe pritet të hasë në polemika të shumta. Ndërkaq, tek Tirana Muçi u bllokua mirë në pjesën më të madhe të ndeshjes, por në fund talenti i bardhebluve të kryeqytet i kaloi golit vetëm pak centimetra larg, kur rrezikoi me një parabolë, që i nxorri jashtë loje të gjithë.

Lexo edhe :  Ndodh edhe kjo! Majmuni i 'fik dritat' Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Në fund rrjeta e asnjërës skuadër nuk u tund dhe dy ekipet marrin nga një pikë, që nuk i vlen shumë për garën për kreun. Me siguri asnjëri nuk del i lumtur nga kjo ndeshje, teksa Tirana mbetet në vendin e 5-të, në kuotën e 14 pikëve, po aq sa ka edhe Laçi, që më herët mundi 2-0 në fushën e vet Bylisin. Ndërkaq, Kukësi mban vendin e dytë, tanimë në kuotën e 17 pikëve, por mbetet tanimë plot 5 pikë prapa Vllaznisë kryesuese.

Të fundit

Ndeshje e jashtëzakonshme, Real Madrid përmbys Cityn në minutën e fundit të sfidë

Champions League dhuron emocione të forta në duelet e para të fazës Play Off. Akti i parë i finales...

Nuk dorëzohen dhe në ditët më e vështira, zbuloni shenjat më luftarake të horoskopit

Tre shenja të zodiakut janë të njohura për shpirtin e tyre luftarak dhe qëndrueshmërinë, ku pavarësisht pengesave, ato nuk dorëzohen kurrë. Dashi është një shenjë...

Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur...

Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ende të ditur se si planifikojnë të përballen me një fluks kriminelësh të dënuar që do të...

Trump paralajmëron Kievin se ‘Ukraina mund të bëhet ruse një ditë’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kërkon minerale të rralla në vlerë qindra miliarda dollarë nga Ukraina, në këmbim të...

Lajme të tjera

Web TV