Beyoncé dhuron 500 mijë $ për familjet në nevojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe Beyoncé i është bashkuar listës së gjatë të personazheve të famshëm, duke përfshirë Rihannan, Jessica Alban etj, të cilët kanë vënë në dispozicion disa nga pasuritë e tyre për të ndihmuar njerëzit në nevojë të pandemisë Covid 19 në SHBA.

Dhe me kohën e përsosur të festave të fundvitit, ylli i muzikës “pop”, ka njoftuar se dëshiron të dhurojë, përmes fondacionit të saj të bamirësisë, “BeyGood”, deri në 500 mijë dollarë për të mbështetur ata që rrezikojnë dëbimin nga shtëpitë pas skadimit të moratoriumit federal.

Diva 39-vjeçare njoftoi iniciativën përmes faqes së saj personale të internetit, e cila rendit gjithashtu kontributet e tjera që fondacioni i saj dha për ata më në nevojë gjatë pandemisë, duke përfshirë një fond të Ndikimit të Biznesit të Vogël.

Mbështetja për familjet e dëbuara, është pjesë e hapit të dytë të këtij fondi, i cili do të ndihmojë familjet e prekura nga kriza e strehimit.

Afati i datës 26 dhjetor i moratoriumit, në fakt do të shkaktojë bllokime të hipotekave dhe dëbime nga shtëpitë për familjet që jetojnë me qira. Për shumë njerëz që kanë qenë gjithashtu të papunë për shkak të Covidit, kjo mund të jetë një goditje tjetër në SHBA./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur ndjekësve, paralajmëroi gjithashtu një “shkundje” edhe të strukturave të kontrollit të territorit, duke filluar...

Aksidenti me 4 të plagosur në Fier, zbardhet dinamika, në pranga një person

Policia e Fierit ka zbardhur shkaqet e aksidentit rrugor të një dite më parë në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ku 4 persona...

Me burrat në luftë, gratë ukrainase marrin drejtimin e metrosë

ur Kateryna Yesypchuk përfundoi ndërrimin e saj të parë si drejtuese e trenit në Metronë e Kievit, në qershor të vitit 2025, këmbët i...

Rama paralajmëron industrinë e turizmit për çmimet e larta

Kryeministri Edi Rama deklaroi se lirimi i hapësirave publike nuk do të jetë një aksion vere, por është pjesë e programit për Rilindjen Urbane...

Industria e kanabisit financoi fushatën e Trump, presidenti do t’i kthejë “borxhin”

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e ricaktimit të statusit ligjor të marijuanës, duke e klasifikuar ndër substancat narkotike më pak të rrezikshme....

Lajme të tjera

Web TV