Gjysmëdielli, libër i ri me poezi nga Sazan Goliku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sazan Goliku, autor i njohur për larminë krijuese në shumë gjini letrare dhe veprimtari të gjatë krijuese, sapo ka dalë para lexuesve me librin e tij më të ri me poezi “Gjysmëdielli”, botuar nga “Emal”. Ky është libri i njëmbëdhjetë me poezi i autorit. Në 134 faqet e librit paraqiten 107 poezi nga krijimtaria e viteve të fundit, ndarë  në 7 kapituj: Përsiatje symbyllur, Ironi heroike, Perëndia e mjegullës, Ky numër nuk ekziston, Pas gjakut të derdhur, Fundjeta, Frymëzime.

Karakteristike e poezive të Sazan Golikut është se motivet e veta poetike i qëmton brenda realitetit që e rrethon autorin, mjedisin shoqërore, në hapësirat ku lëviz dhe në shqetësimet qytetare. Pa dyshim është e vështirë që me pak fjalë të tregohet hapësira ku ai kërkon e mediton, gjen subjekte, situata ose karaktere e megjithatë përafërsisht mund të jepet një pamje e se tërës, poeti gërsheton realitetin qe e prek me dorë me nocione filozofike. Poezitë e tij kanë një taban të fortë jetësor ku ai kërkon e mediton, shpreh dëshira reale dhe utopike, ndër këto vihen re edhe poezitë kushtuese për miqtë artistë që janë ose nuk janë më në këtë botë. Kapur fort pas trungut mëmëdhetar, poezia e Sazan Golikut, krejt natyrshëm, bëhet pjesë e shpirtit njerëzor të kohës kur jetojmë.

K.Traboini

Të fundit

A do bashkohen “Nisma Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

Endri Shabani, drejtuesi i partisë Nisma Thurje u pyet në Euronews Albania lidhur me një deklaratë nga Adriatik Lapaj...

Rikthehen përplasjet, Elon Musk kundër projektligjit fiskal të Trump

Miliarderi Elon Musk ka kritikuar ashpër versionin më të fundit të projektligjit fiskal të propozuar nga presidenti Donald Trump dhe publikuar nga Senati amerikan....

67 p.e.s. – Julius Caesar nis rrugën drejt fuqisë

Në mesin e shekullit I para erës sonë, Republika Romake ndodhej në një periudhë trazirash të mëdha sociale dhe politike. Luftërat civile midis optimatëve...

Horoskopi ditor, 29 Qershor 2025

Dashi Një ndryshim i madh sapo ka ndodhur që do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm në 7 vitet e ardhshme. Gjatë kësaj kohe, do...

512 p.e.s./ Dario i Madh dhe fushata e tij kundër Skithëve

Në shekullin VI p.e.s., Perandoria Persiane e dinastisë Akamenide kishte arritur një shtrirje të jashtëzakonshme nën Dario I (Dario i Madh). Ai kishte konsoliduar...

Lajme të tjera

Web TV