Avdullah Hoti drejt rikandidimit për kryeministër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës këtë të shtunë ka zhvilluar dhe një mbledhje ku ka diskutuar rreth zgjedhjeve të parakohshme pas rrëzimit të qeverisë nga Gjykata Kushtetuese.

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, në një prononcim për mediat ka thënë se nuk kanë diskutuar për emra të përveçëm, ndërsa ka pohuar se Avdullah Hoti mund të jetë sërish kandidat për Shef të Qeverisë.

Rugova tha se Hoti nesër do t’ua paraqes planin për shkuarjen në zgjedhje kryetarëve të degëve, të cilët do të informohen detajisht për rrugën që do të ndiqet në përpjekjen për të dalë sa më mirë nga zgjedhjet që po vijnë.

Nesër  Hoti së bashku me një ekip do t’ua paraqes kryetarëve të degëve idetë për zgjedhjet. Sot nuk është diskutuar për emra. Sot kemi folur më shumë lidhur me çështje të përgjithshme, se si duhet të paraqitemi… Nuk ka ndonjë emër të përveçëm. S’është përmendur asnjë”, tha Rugova.

Kryetari i Istogut tha se vetë s’pretendon të jetë njëri nga opsionet për kandidat të LDK-së për kryeministër, por tha se e ka një emër të cilin e favorizon. Këtë emër tha se do ta paraqes në mbledhje kur do të diskutohet kjo çështje.

Edhe ish-ministri Lumir Abdixhiku, sipas Rugovës mund të jetë kandidat për kryeministër.

LDK-ja duhet t’i dijë mirë qëndrimet e kandidatit të ardhshëm për kryeministër, vlerëson Rugova, i cili ka frikë se mund të kenë ndonjë kandidat për kryeministër që më vonë s’do t’i bindet qëndrimeve të partisë.

Nënkryetari i LDK’së beson që pasnesër mund të mbahet mbledhja e radhës, ku mund të vendoset për kandidatin me të cilin ky subjekt politik do të garojë në zgjedhje.

Lexo edhe :  Jenghis Khan dhe migrimet e mëdha që formësuan historinë e Evropës

Pas mbledhjes, edhe Kryeministri Hoti tha se për dy-tri ditë do të mësohet emri i kandidatit për kryeministër

Të fundit

Lefter Maliqi paralajmëron: Opozita do të nisë protesta pa ndalim

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar në një intervistë për News24 se opozita po përgatitet për një sezon të ri...

Velipojë/ Dallgët rrezikuan jetën e tre personave, ndërhyn policia

Policia e Velipojës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ka shpëtuar tre persona që rrezikonin të mbyteshin në det. Sipas njoftimit të policisë, tre pushuesit kishin...

Shqiptarët refuzojnë të bëjnë dasmë! Pse po ndodh ky fenomen?

Shqiptarët po martohen më pak e rrjedhimisht po bëjnë më pak dasma. Kjo traditë e vjetër po shuhet ngadalë. E kundërta po ndodh me...

Fier, makina përplaset me murin rrethues të një banese

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ndërnënas të Libofshës. Një automjet tip “Citroen” pasi ka humbur kontrollin është përplasur...

Tudor shpreh pakënaqësite: “Kjo merkato të çon drejt çmendjes”

Igor Tudor shpreson që të ndryshojnë sa më shpejt rregulloret për merkaton e transferimeve, pasi sipas tij, është e pakuptimtë që të luhet ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV