Këto shenja tregojnë se ka energji negative pranë teje, zbuloje se si ta eliminosh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në disa kultura, ata e quajnë syri i keq. Psikologjia moderne mund ta quajë depresion, mjekësia mund ta quajnë lodhje pa ndonjë arsye, etj.

Është e vërtetë që nuk i kemi të gjitha përgjigjet, por një gjë është e sigurt, ndonjëherë ne përjetojmë një valë emocionesh, mendimesh dhe përvojash negative ku trupi, mendja dhe shpirti ynë reagojnë dhe zakonisht nuk kanë një shpjegim për këtë.

Energjia negative mund të ketë shumë burime të origjinës dhe është e rëndësishme t’i përcaktojmë ato për të rregulluar problemin dhe për të ndëmarrë hapa për të korrigjuar të gjitha problemet e mundshme themelore.

Ne nuk mund t’i ndryshojmë të tjerët, por mund ta ndryshojmë vetveten.

Duke pasur këtë në mendje, ne do të shikojmë se si të identifikojmë negativitetin:

1. Paratë nuk rrjedhin kollaj, faturat e papaguara fillojnë të grumbullohen dhe ju nuk e dini se ku po shkojnë paratë tuaja. Ngecja e prosperitetit është një shenjë që rruga e rritjes është e bllokuar, edhe kur po fitojmë mjaft para.

2. Ndiheni të lodhur, të rraskapitur dhe të zhgënjyer kollaj. Ju kaloni ulje-ngritje dhe përfundoni duke dëmtuar veten. Ju jeni ende të rraskapitur edhe pas një pushimi të mirë gjatë natës dhe në një dietë të ekuilibruar.

3. Ndiheni të stresuar dhe të paaftë për të menaxhuar aktivitetet e përditshme, gjëra që ishin mirë më parë.

4. Jeni më të predispozuar ndaj infeksioneve se normalisht dhe filloni të sëmureni më shpesh. Shenjat e një sistemi të ulët imuniteti të mbuluar nga stresi.

5. Komunikimi preket, njerëzit duket se nuk janë në gjendje të ju kuptojnë dhe ju mendoni se as nuk i kuptoni të tjerët.

6. Eshtë e vështirë të kujdesesh për veten dhe nuk mund të gjesh asnjë moment për veten tënde.

7. Modeli juaj i gjumit ndikohet nga ëndrrat dhe makthet e çuditshme. Nënvetëdija juaj përpiqet t’ju paralajmërojë se diçka nuk është në rregull.

Lexo edhe :  Plakja e trurit nis më herët se sa mendonit, studimi zbulon shifrat tronditëse

8. Mendimet dhe emocionet negative duket se shfaqen sa herë që përpiqeni të relaksoheni. Dhe pjesa më e keqe është se sa më shumë që përpiqesh t’i ndalosh, aq më të vështirë bëhen.

9. Ju humbni çelësat, paratë, kuletat, rrobat, etj. Dhe nuk mund t’i gjeni, edhe pse në të shumtën e rasteve janë para jush.

10. Pamundësia për t’u përqendruar, me mendjen që endet nëpër gjëra të rastit ndërsa përjeton një ndjenjë zbrazëtie.

Dhe tani, shikojmë se si të hiqni qafe energjinë negative dhe të eleminoni negativitetin:

Vendimi për të hequr qafe gjithë negativitetin është hapi i parë. Sa më i fortë të jetë vullneti juaj, aq më mirë!

Përdorni fuqinë e ujit dhe vetitë e tij pastruese. Zgjidhja më e mirë është të përgatitni një banjë të ngrohtë, të përdorni pak kripë dhe të shtoni vajra esenciale në bimë me veti pastruese dhe shëruese të tilla si eukalipt, urtë, mirrë dhe mente. Por mos harroni të holloni dhe mos i vendosni produktet direkt në lëkurë.

Kërkoni ndihmë nga hyjnitë tuaja, universi dhe të gjitha forcat më të larta në të cilat keni besim. Hapi i parë është të pranoni se keni nevojë për ndihmë, lini mënjanë krenarinë tuaj. Kur ju kërkoni ndihmë ata do t’ju dëgjojnë.

Bëni një pastrim të mirë të shtëpisë, lirohuni nga ajo që është akumuluar dhe nuk ju nevojitet më.

Gjithmonë mbani mend të bëni hapa të vegjël për të vazhduar ecjen përpara. Mos harroni se të kërkoni ndihmë nuk është një shenjë e dobësisë dhe cilado qoftë situata, ju jeni më të fortë se sa mendoni dhe gjithmonë mund të tejkaloni pritshmëritë tuaja.

 

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV