Një tërmet i akoma më i fuqishëm pritet që të rikthehet në Turqi. Tashmë banorët po marrin trajnimin se si të veprojnë në rast se qyteti do të goditet nga një tërmet më i fuqishëm.
6 muaj më parë Stambolli u godit nga një tërmet i fuqishëm, por sizmologët parashikojnë se në 20 apo 30 vitet e ardhshme, mund të ketë një tërmet me magnitudë 7, cili mund të shkaktojë mbi 30 mijë viktima, qindra mijëra të plagosur dhe shkatërrime të mëdha.
Në vitin 1999 një tërmet me magnitudë 7.6 Rihter, me epiqendër Izmirin shkaktoi 17 mijë viktima ndërsa në tërmetin e vitit 2011 humbën jetën mbi 600 viktima në qytetin lindor të Vanit.
20 vite më parë Presidenti Erdogan ka marrë masa për të parandaluar dëmet në rast se një tërmet i fuqishëm do prekte vendin ndërsa opozita thotë se duhet bërë më shumë. Ekspertët ngrenë alarmin te ndërtesat e vjetra të cilat janë më shuam të rrezikuara dhe kanë nevojë për ekspertim.
Stambolli është në një prej zonave, e cila futet në zonën sizmike dhe ka afro 1.6 milionë ndërtesa. /Fjala.al