Mëngjesin e kësaj të hënë është regjistruar një aksident në aksin Levan-Qarr.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe më pas ka përfunduar në kanalin me ujë në anë të saj, ku për pasojë dy persona kanë humbur jetën.
Dyshohet se trupat janë bllokuar në automjet ndërsa shërbimet e zjarrfikëses dhe ambulanca janë nisur në vendngjarje për të bërë të mundur edhe nxjerrjen a automjetit nga uji.
Sakaq policia njofton se po kryhet kontrolli në vendin e ngjarjes për të verifikuar nëse ka pasur apo jo persona të tjerë në automjet.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, automjeti tip “Toyota” ka rënë në kanalin me ujë anës rrugës.
Si pasojë kanë ndërruar jetë dy shtetas (një mashkull dhe një femër) ende të paidentifikuar.
Shërbimet e Policisë, shërbimet zjarrfikëse dhe urgjenca mjekësore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e automjetit nga uji.
Po kontrollohet vendi i ngjarjes nëse ka pasur persona të tjerë në automjet.