Ish-deputetja Kejdi Mehmetaj flet për të ikurit nga LSI: Ja çfarë ka ndodhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka një diskutim ditët e fundit për disa figura të rëndësishme të LSI-së që janë larguar prej saj ose që nuk do jenë kandidatë për deputetë të kësaj force politike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Këtu përmenden disa emra të rëndësishëm që kanë dhënë kontribute në këtë parti. Mes tyre është Lefter Koka, Shezai Rrokaj, Edmond Panariti, Nasip Naço etj. Por ish-deputetja dhe nënkryetarja e LSI Kejdi Mehmetaj, tregon për largimin e tyre. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Mehmetaj tha se për secilin janë  rrethana të ndryshme që lidhen apo jo me angazhimet e tyre personale.

-Kejdi, ka pasur disa largime nga LSI si përshembull Lefter Koka, Nasip Naço mendohet që të mos jetë etj. Unë jam shumë dakord për prurjet e reja, por ata që i kanë dhënë LSI-së duket sikur po largohen. Duken si të pakënaqur.

-Të pakënaqur? Ku qëndron pakënaqësia se hera e parë që e dëgjoj këtë. Unë jam rritur në shkallët e LSI-së dhe e njoh mirë mënyrën se si LSI funksionon. Nëse ka një gjë që në LSI realizohët në mënyrë perfekte, është bashkëjetesa ndërmjet të gjithë grupmoshave, por edhe të gjitha kategorive që përbëjnë LSI-në. Në LSI nuk ka pasur ndonjëherë konflikt brezash dhe besoj se edhe për një kohë të konsiderueshme nuk do ketë sepse është formati i tillë. Profesor Rrokaj nuk ka asnjë pakënaqësi me LSI-në, unë kam punuar me të nga afër. Ai ka një karrierë të jashtëzakonshme në fushën akademike dhe pas largimit që në bëmë nga parlamenti ai rizgjodhi t’i kthehet fushës akademike e cila ja pengon angazhimin në një parti politike dhe kjo është zgjedhja e tij, besoj tërësisht profesionale dhe personalisht ja vlerësoj pa masë duke i vlerësuar në të njëjtën mënyrë edhe kontributin politik. Sa i takon rastit të zotit Koka, pa dashur të qëndroj në detaje, nuk ka të bëjë fare me çështjen e listave pasi ai ka kohë që është larguar nga LSI. Nuk dua t’i hyj detajeve se cili është problem i tij, por mendoj se në momentin që shumica merr një vendim, na pëlqen, nuk na pëlqen kjo është të jetuarit në komunitet, ndaj janë votimet, proceset, ndaj partia ka institucione, ndaj ka struktura, që edhe nëse nuk jemi të kënaqur nga vendimet që merren, ne duhet t’i zbatojmë këto vendime./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV