Partizani vuan në “Air Albania”, Kukësi i rikthehet triumfit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ndeshje plot vuajtje ishte kjo e sotmja për skuadrën e Partizanit. “Demat” e kryeqytetit u mundën me rezultatin 1-0 nga Kukësi në stadiumin “Air Albania”.

Aksione të shumta, përballje kokë më kokë dhe plot raste të humbura pati sonte në ndeshjen e cilësuar si supersfida e javës së 19-të e Kategorisë Superiore.

Skuadra e Kukësit arriti që të mbante topin në pjesën më të madhe të lojës, por pavarësisht kësaj rezultati u zhbllokua vetëm në minutën e 67-të, ku Kristal Abazi bëri një goditje fantastike te porta e të kuqve. Abazaj mund të quhet pa frikë edhe si një nga lojtarët më të mirë të mbrëmjes, ku përveç golit dha shumë në sulmet e verilindorëve te porta e Partizanit.

 

Shanset për të shënuar ishin të shumta edhe për kampionët ende në fuqi, por nuk u shfrytëzuan siç duhej.

Megjithatë, duhet theksuar se kjo përballje ishte një nga më të bukurat dhe më emocionueset e kësaj jave, ku këmbëngulja pa ndalim e të dyja skuadrave bëri që të takimi të ishte një garë shumë e fortë.

Emra si Shkurtaj i Kukësit, apo Solomoni i Partizanit dhanë shumë duke vrapuar pa ndaluar asnjë sekondë pas topit. Rezultati vendosi të dallonte se kush ishin më të mirët e mbrëmjes dhe verilindorët morën një fitore të merituar.

Kukësi iu rikthye fitores pas barazimit të turpshëm 0-0 javën e kaluar në ndeshjen me skuadrën e Luftëtarit. Ndërsa, Partizani nga ana tjetër nuk po arrin të marrë veten duke humbur ndeshjet radhazi, ku duket se rikthimi i Adolfo Sormani-t në stolin e tyre nuk po ka asnjë rezultat.

Me ndeshjen e sotme Kukësi vazhdon të qëndrojë në vend të parë me 35 pikë i ndjekur nga Tirana, e cila shkatërroi me rezultatin 5-1 skuadrën e Luftëtarit në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe ka vetëm një pikë më pak se verilindorët, ndërsa vendin e tretë tashmë e ka marrë ekipi i Teutës me 31 pikë, pasi arriti të mposhte Bylisin 1-0./Katerina Tafa/ Fjala.al/

Të fundit

Dhe ja kështu përfundoi – një lamtumirë e trishtë, e rënduar dhe tepër… fekale

Ky mbyllje me një psherëtimë përfshin një katastrofë të neveritshme hidraulike dhe një rikthim aspak bindës tek skena e...

Rrëfimi i Linda Ramës: Familja jonë është shtuar me një mbesë

Në një intervistë ekskluzive për revistën Newsbomb.al të muajit gusht, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama rrëfen shumë të pathëna, nga jeta familjare,...

Policia, në alarm: Shoferët ecin me 2.5 herë më shumë shpejtësi se norma e lejuar…

Policia e Shtetit ka ngritur shqetësimin në lidhje me shpejtësinë tej normave të lejuara në aksin Levan-Tepelenë, ku kufiri i lejuar është 80 km/h,...

Konfirmohet: Zelensky do të takojë Trump të hënën në Uashington

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se do të takohet me Donald Trump në Uashington të hënën. Kjo vjen menjëherë pasi Shtëpia e Bardhë tha...

Shifra e çmendur/ Ja sa i kushtoi Cristianos unaza që i propozoi Georginës

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë shpallur martesën më 11 gusht, pas tetë vitesh lidhjeje, dhe unaza gjigante e diamantit që futbollisti i dhuroi...

Lajme të tjera

Web TV