Koronarovirusi, Australia konfirmon rastet e para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tek 4 persona në Australi është paraqitur koronarovirusi. Ata së fundmi kishin vizituar Kinën, ku edhe është përhapur ky virus, deklaruan autoritetet zyrtare.

Tre burra të moshës 53,42 dhe 35 vjeçare u lajmëruan në spitalin e Sidneit me këtë virus. Dy nga ta kishin udhëtuar nga qyteti Vuhan ku koronarovirusi ka shënuar përhapje të madhe.

Tash për tash, 830 njerëz janë infektuar me koronavirus në Kinë, 41 prej të cilëve kanë vdekur. Autoritetet kanë ndaluar udhëtimet në 13 qytete në provincën Hubei, që është qendra e shpërthimit.

Zyrtarët shëndetësorë në Australi paralajmëruan se ky virus mund të ketë përhapje më të madhe në vend, shkruan Rel.

Kryeministri Australian, Scott Morrison, tha përmes një njoftimi të shtunën se shteti ka siguruar 10 milionë maska për t’u mbrojtur nga virusi.

Sipas ekspertëve, virusi përhapet nga kafshët tek njerëzit, por nuk është përjashtuar as mundësia e transmetimit midis njerëzve.

Virusi i ri mund të shkaktojë sëmundje nga ftohja e zakonshme deri te Sars-i.

Sars – sindromë e rëndë akute e frymëmarrjes – ka shkaktuar vdekjen e mbi 700 njerëzve në botë gjatë shpërthimit të tij më 2002-3. Raste me këtë lloj virusi janë raportuar edhe në SHBA, Singapor, Malajzi, Japoni, Kore jugore.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV