Varianti i ri i koronavirusit i pranishëm në Gjermani që nga nëntori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Varianti i ri i koronavirusit, që u zbulua në Britani të Madhe, ka ekzistuar në Gjermani që nga muaji nëntor, thanë zyrtarët shëndetësorë të martën, pasi e zbuluan atë, te një pacient i cili kishte vdekur në veri të vendit.

Studiuesit ishin “në gjendje të zbulonin variantin e virusit B1.1.7 në një person të infektuar në nëntor të këtij viti”, tha ministria e Shëndetësisë e Saksonisë së Ulët në një deklaratë, raporton AFP.

Ky është i njëjti lloj “përgjegjës për një pjesë të madhe të të infektuarve në jug të Anglisë”, tha deklarata.

Varianti i ri u gjet në një pacient të moshuar i cili ka vdekur nga sëmundja COVID-19. Gruaja e tij gjithashtu ishte e infektuar, por ka mbijetuar.

Çifti u infektua pasi vajza e tyre u kthye nga një udhëtim në Britani të Madhe në mes të nëntorit, ku ajo “sipas të gjitha gjasave” u infektua me variantin e ri, thanë autoritetet shëndetësore.

Rezultatet u konfirmuan nga një ekip në spitalin Charite të Berlinit, i cili përfshinte virologun e lartë gjerman, Christian Drosten.

Gjermania kishte raportuar më parë vetëm një rast me variantin e ri të koronavirusit.

Britania e Madhe lëshoi alarmin në fillim të këtij muaji mbi variantin e ri, për të cilin autoritetet thonë se është dukshëm më ngjitës. Shqetësimet lidhur me këtë variant kanë nxitur shumë vende të ndërpresin udhëtimin nga dhe për në Britani të Madhe.

Që atëherë, variant i ri është zbuluar në disa vende tjera, duke përfshirë Portugalinë, Francën, Jordaninë dhe Korenë e Jugut. Gjermania ka ndaluar udhëtimet nga Britania e Madhe deri më 6 janar./rel

Të fundit

Kush vendos brenda Hamasit? Përplasjet që po pengojnë marrëveshjen për armëpushim

Brenda Hamasit po zhvillohet një betejë e ashpër për drejtimin dhe për vendimet strategjike lidhur me një marrëveshje të mundshme për...

Berisha “përkthen” urdhrin e Rubios: Mua për vete më uruan amerikanët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar urdhrin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për mos komentimin nga ambasadat amerikane për zgjedhjet...

Zgjimi kulturor: “Miss Congeniality” më ndihmoi të shpëtoja jetën e shokut 

Një skenë nga filmi i vitit 2000 me Sandra Bullock më dha guximin të ndërhyja në një moment kritik – dhe përfundimisht më çoi...

Manjani për sherrin Lapaj-Shabani: Këta duan dy sisteme, një ta çash e një ta mbash…

Ylli Manjani ka komentuar debatin Lapaj-Shabani, për mandatin e deputetit të vetëm që fitoi koalicioni i tyre në 11 maj. Postimi i Manjanit “Të rinjtë” duan...

Rama kritikon universitetet: Vendi i kopjimeve, doktoratura të kota dhe të dhëna nul

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Raportin e Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë. Kreu i qeverisë u ndal te plagjiatura...

Lajme të tjera

Web TV