SPAK-u, Kryemadhi: Koha e “të fortëve”, ka mbaruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar për ngritjen e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion. Në një postim në Facebook, Kryemadhi ka përshëndetur krijimin e SPKA-ut dhe e ka cilësuar si një moment shprese për sistemin e drejtësisë në vend.

“Përshëndes krijimin e SPAK si një zhvillim i rëndësishëm i pritur prej kohësh i Reformës në Drejtësi.

Fillimi i aktivitetit të SPAK është moment shpresëdhënës se në Shqipëri do të nisë seriozisht puna për ndëshkimin e pandëshkueshmërisë dhe për sundimin e ligjit. Ne besojmë që një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë do të veprojë i pandikuar nga presioni i çfarëdolloj dhe i pandikuar nga politika.

Ngritja e Strukturës së Posaçme dhe Byrosë së Hetimit do sjellë një erë të re në garantimin e sigurisë juridike për qytetarët e thjeshtë dhe për barazinë përpara ligjit. Koha e “të fortëve”, kriminelëve me pushtet apo të mbrojtur nga pushteti, ka mbaruar.

Me këtë rast përshëndes dhe angazhimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE, për mbështetjen e vazhdueshme për krijimin e kësaj strukture kaq të rëndësishme për drejtësinë në Shqipëri dhe për integrimin e saj në Bashkimin Evropian”,- thuhet në deklaratën e Kryemadhit.

Krijimin e SPAK-ut e ka përshëndetur dhe nënkryetari i LSI, Luan Rama. Për nënkryetarin e LSI mbështetja e SHBA-ve për SPAK-un është një garanci që institucioni do të jetë i pavarur dhe do të kryejë misionin e tij.

“Inkurajim, besim dhe mbështetje për SPAK-un

Me betimin e trupës së prokurorëve të SPAK-ut para Presidentit të Republikë, nis nga puna një prej institucioneve më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi.

Inkurajim, besim dhe mbështetje të plotë për SPAK-un, në zbatim të ligjit me integritet moral dhe profesional.

Suksese SPAK-ut në përmbushjen të misionit dhe pritshmërive në zbatim të ligjit.

Mbështetja e SHBA për SPAK-un, garanci e madhe që shqiptarët të presin me besim jetësimin e një institucioni të pandikuar politikisht dhe kredibël në zbatimin e ligjit, në luftën e vendosur dhe me tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar”,- shkruan në profilin e tij në Facebook nënkryetari i LSI, Luan Rama./Fjala.al/

Të fundit

Beqaj shtrohet në spital, mediat: Ndodhet në QSUT prej disa ditësh

Që prej të shtunës ish-ministri Ilir Beqja është shtruar urgjent në QSUT, Tiranë. Raportohet se ai është shtruar me temperaturë...

Krim mjedisor/ Ujërat e zeza derdhen në Liqenin Artificial (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm, deputeti socialist Erion Braçe, ka denoncuar me anë të një video në rrjete sociale derdhjen e ujërave të zeza, në Liqenin...

20 vjet në UNESCO/ Rama: Gjirokastra, pasuri botërore dhe përjetësisht pasuri e shpirtit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Gjirokastra, e cila sot shënon 20-vjetorin e përfshirjes në listën e trashëgimisë botërore të...

Braçe kritika zyrtarëve të shtetit: Nuk hyhet në baxho bulmeti siç vjen nga rruga

Deputeti socialist Erion Braçe është shprehur kritik ndaj aksionit të nisur nga Administrata Tatimore, për evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të mosfaturimit të produkteve...

Ish-presidenti rus ironizon ultimatumin e Trump: Bota po dridhet, duke pritur pasojat!

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha se Moskës “nuk i interesonte” ajo që ai e quajti një “ultimatum teatral” të lëshuar Kremlinit nga presidenti i...

Lajme të tjera

Web TV