Vdekja e Kobe Bryant/ Dalin pistat që po hetojnë rrëzimin e helikopterit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bota sportive dhe e gjithë bota janë në gjendje shoku pasi legjenda e Los Angeles Lakers, Kobe Bryant, nuk është më. Një nga kampionët më të mëdhenj në historinë e basketbollit, vdiq të Dielën në moshën 41 vjeçare në një aksident me helikopter.

Helikopteri që mbante kampionin e  NBA, u rrëzua në motin e mjegullt në veri-perëndim të Los Anxheles. Zyrtarët lokalë thanë që zjarrfikësit morën një telefonatë pak para orës 9:37 me të mëngjesit në lidhje me aksidentin, i cili shkaktoi një zjarr në një kodër. Edhe pse shkaku i aksidentit nuk është i njohur akoma, Los Angeles Times citon se disa ekspertë të cilët janë duke bërë hetime përmendin motin si një nga shkaktarët e kësaj tragjedie.

Sipas një burimi policie ka qenë pikërisht mungesa e shikimit si pasojë e mjegullës e cila bëri që helikopteri të rrëzohej.

“Moti nuk i plotësoi standardet as minimale të fluturimit,” –është shprehur zëdhënësi i policisë Josh Rubenstein.

Gjithsej nëntë njerëz vdiqën në aksident dhe nuk kishte asnjë të mbijetuar.

“Kishte nëntë njerëz në bord, piloti dhe tetë njerëz,” -tha Sherifi i Qarkut në Los Angeles, Alex Villanueva.

Ndër viktimat në helikopter ishin: një trajneri i bejsbollit, John Altobelli, 56 vjeç, gruaja e tij, Keri, dhe një nga dy vajzat e tyre, Alyssa.  Sipas njoftimeve të mediave lokale, viktimat e tjera ishin: një vajzë adoleshente dhe një të afërm të saj. Emrat e viktimave nuk do të bëhen publike të gjitha derisa autoritetet të identifikojnë zyrtarisht trupat pasi është mosrespektuese që familja të mësojnë nga faqet e lajmeve humbjen e familjarëve të tyre.

NTSB, agjensia amerikane përgjegjëse për sigurinë e transportit, njoftoi se kishte dërguar një ekip prej 18 personash në Kaliforni për të marrë pjesë në hetimin e aksidentit. Sipas saj, helikopteri ishte i llojit Sikorsky S-76B ndërsa kutia e zezë e tij do të duhet të rikuperohet nga hetuesit./Fjala.al

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV