Një 50 vjeçar është plagosur rëndë mbrëmjen e kësaj të mërkure si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur përpara Ministrisë së Kulturës ku një makinë ka përplasur një 50 vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Si pasojë e përplasjes 50-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar për ndihmën e parë mjekësorë ne spital.
Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.