Milva Ekonomi: Dua të them fort, fort, se Rama është një dëgjues shumë i mirë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi gjatë një inteviste për emisionin “Repolitix” në Report TV ka folur për prioritetet që do të ketë si ministre e brendshme.

Ndërsa është pyetur nëse do të dalë kundër Edi Ramës nëqoftëse do të mendojë se ai nuk ka të drejtë, Ekonomi ka thënë se një gjë që do të theksojë është se kryeministri është një dëgjues shumë i mirë.

Dua të them fort fort fort se Zoti Rama është një dëgjues shumë i mirë. Ne kur dëgjojmë një ngjarje duhet të kuptojmë kush është thelbi i ngjarjes. Është një nga njerëzit e rrallë, kjo do të thotë se na dëgjon të gjithëve. Nëse kam qenë në këtë grup politik sa herë që kam menduar se ka gjëra që duhen thënë ndryshe duhet tja prezantosh“, tha ajo.

Teksa ka vlerësuar të larguarit, Ekonomi tha se një vendim i tillë nga Rama për ta larguar ministrat teknik dhe për të emëruar ata politik përpara zgjedhjeve, është marrë me qëllim që të punojnë fort në zgjedhjet e 25 prillit me elektoratin.

Sdo ta them se dështuan ministrat teknikë se të gjithë ata kanë dhënë një kontribut në sektorin ku ka qenë. Tani po bëhemi gati për ta pasur një skuadër drejt zgjedhjeve të ardhshme. Duke ardhur si minstra politikë marrin pjesë në betejë që të përfaqësojnë elektoratin. Një figurë ministri do ta ndajmë në 3 shtylla. Ka aftësi përgjithësuese për fushën. Unë e mendoj si një gjë normale për të aktivizuar gjithë sinergjinë për të shkuar drejt zgjedhjeve.

Duke qenë se kam qenë te komisioni i mediave dhe mua më është dukur një kontribut teknik i vlerësueshëm që vinte si rezultat i punës që ka bërë Nikolla. Ajo vazhdimisht ka thënë se unë po vazhdoj punën e paraardhëses. Kushi drejton nga pikëpamja partiake Elbasanin. Ka qenë në mësim dhënie dhe teknikën e punës e njeh mirë. Edhe me zotin Lleshaj ndodhi vazhdimësia e asaj që duhet të vinte që ne duhet të bëjmë një polici për komunitetin“, shtoi ajo.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV