Bes Kallaku tregon pse u shkëput nga televizioni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej disa kohësh, Bes Kallaku është shkëputur nga ekrani dhe nuk është angazhuar në asnjë projekt. Ai ka qenë aktiv në muzikë duke sjellë disa projekte, ku ndër ta ishte dhe kënga hit e Anila Mimanit “Ciao, po të lë”. Së fundmi, i ftuar në “Roped With Olsi” Besi tregoi se pse mungon në televizion teksa tha se ka vendosur që tashmë t’i dedikohet plotësisht familjes dhe të kalojë kohë me Ajkën.

Kur lindi Ajka ndenja 7 ditë me vajzën dhe pastaj vazhdova me koncerte deri në fund të gushtit. Erdhi shtatori filluan koncerte ne Itali, më pas Be Caffee, pastaj Telebingo, deri ne fund te majit. Pastaj fillova filmin, në shtator shkova në Itali dhe bëra xhirimet, pastaj filloi postproduksioni dhe në 20 ishte premiera.

Në 26 ra tërmet pastaj m’u desh të merresha me Bubqin, që ta sillnim në vëmendje dhe bëra gjithçka që ta sillja në vëmendje për të çuar ndihma.  Pastaj filluan koncertet. Në mars ra pandemia u ktheva në shtëpi dhe pashë që vajza ime po bënte 2 vjeçe.  Ne kemi një mani shumë të madhe dhe duam t’i kushtojmë shumë vëmendje punës dhe lekut.

Vajza ime po bënte dy vjeçe dhe i thashë vetes njeriu mund të rendë pas gjithçkaje, por nuk mund të blejë kurrë kohën e humbur.  Prandaj kam vendosur që për një kohë t’i kushtohem familjes dhe të kënaqem me Ajkën. Dhe sot shtyllat kryesore janë familja dhe besimi në Zot. Ne sot jemi të fiksuar pas rrjeteve sociale dhe të tregojmë një jetë që nuk e kemi”, u shpreh Besi.

Të fundit

Sistem i ri zgjedhor? Shembulli i Kosovës tregon se tërhiqen figurat popullore

Pas zgjedhjeve të 11 majit, ndërkombëtarët u kërkuan qeverisë dhe opozitës të bëjnë një ndryshim total të sistemit zgjedhor...

Serbia: Do hetojmë akuzat nga Rusia se furnizuam Ukrainën me armë

Serbia dhe Rusia do ta kryejnë një hetim të përbashkët për atë se si municionet e prodhuara nga Serbia arritën në Ukrainë, tha presidenti...

Frrok Çupi: Kush do të shpëtojë nga Edi Rama?!

Në klasën e madhe të mexhlisit ngrihen duart: ‘Unë, zyshe!… Unë!… Unë!’. Bëhen disa njerëz të kësaj klase që duan të shpëtojnë nga Edi...

U qëllua në lëvizje, plagoset me armë zjarri një 40-vjeçar në Durrës

Një 40-vjeçar është plagosur me armë zjarri në qytetin e Durrësit. Burimet bëjnë me dije se i plagosuri ka arritur të shkojë vetë deri...

EURO U-17 në Shqipëri, Portugalia dhe Franca në finale, eliminohen Italia dhe Belgjika

Portugali-Francë është finalja e madhe e Kampionatit Europian U-17, që do të luhet më 1 qershor, në “Arenën Kombëtare”. Portugalia mundi Italinë në gjysmëfinale pas...

Lajme të tjera

Web TV