“E vrava për arsye xhelozie” zbardhet dëshmia e Përparim Ademit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak pasi është arrestuar nga Policia, është zbardhur edhe një pjesë e dëshmisë së Përparim Ademit që vrau dy motrat mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit në Tiranës.

Ademi ka deklaruar para efektivëve blu se Zhaneta Metanin, bashkëjetuesen e tij e ka vrarë për arsye xhelozie. Ai gjithashtu ka qëlluar për vdekje edhe motrën e saj, Kristina Bardhin.

Çifti kohët e fundit kishin pasur shumë konflikte dhe e nisur nga kjo Zhaneta i kishte kërkuar Ademit të ndërprisnin lidhjen e tyre.

I pranishëm në banesë ka qenë edhe djali 14 vjeç i Zhanetës.

Autori i ngjarjes që tronditi mëngjesin e sotëm Tiranën ka thënë se ai është arrestuar në momentin që po shkonte të dorëzohej në polici.

Arrestimi i tij është bërë i mundur në afërsi të Drejtorisë së Policisë.

Viktimat mësohet se ishin nga Tirana, ndërkohë që 59 vjeçari kishte jetuar në Maqedoninë e Veriut.

Përparim Ademi ka qëlluar me automatik ndaj dy motrave gjatë një konflikti të momentit./Fjala.al/

Të fundit

Kur do të ketë zgjedhje për Bashkinë e Tiranës? Flet Ermal Hasimja

Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në paraburgim, ende nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë...

“Arrestimi i Metës nuk ishte dinjitoz”, zbulohet raporti i Avokatit të Popullit

Ilir Meta nuk u trajtua në mënyrë dinjitoze gjatë arrestimit në datë 21 tetor 2024, por ai nuk është rrëmbyer, sikurse pretendon ish-funksionari dhe...

Ministri Vengu: Presim 2 helikopterë të Emirateve Arabe e 1 Canadair nga Greqia

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka bërë të ditur se situata e zjarreve në vend vijon të jetë dinamike, ndërsa forcat e angazhuara në...

Flamingot në Nartë, Rama shpërndan videon me pamjet mahnitëse

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga laguna e Nartës. "Magjike"! Kështu shkruan Edi Rama në profilin e tij në Facebook. Për më tepër, shihni...

Të huajt nuk do mbahen në burgjet angleze, ç’do ndodhë me shqiptarët?

Shumica dërmuese e të huajve që kanë kryer krime dhe që shpallen fajtor nga sistemi i drejtësisë në Britani do të deportohen menjëherë në...

Lajme të tjera

Web TV