Rrëmbimi i Jak Prengës, RENEA bastis hotelin e kapove të heroinës   

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcat speciale RENEA kanë rrethuar që prej orëve të para të mëngjesit Shijakun. Objekt i mësymjes së tyre bëhet me dije se ka qenë një ndërtesë e njohur e cila gjendet në Shijak dhe iu përket emrave proverbial të trafikut të heroinës Altin dhe Emiljano Hajri. Referuar të dhënave të para saktësohet se ka dyshime se në atë ndërtesë të kenë hedhur dyshimet se është mbajtur peng Jak Prenga, i rrëmbyeri i para pak ditësh në Kamzë, rrëmbim për të cilin policia jo vetëm nuk dha asnjë informacion po madje fshehu edhe gjetjen e mjetit të rrëmbimit të djegur në Shkallnur pak orë pas rrëmbimit. Burimet e policisë saktësojnë se objekti luksoz i është nënshtruar një kontrolli të rreptë po se asgjë nuk dihet se çfarë vërtet ka ndodhur në atë vend. Policia e Shtetit ka bllokuar çdo informacion që lidhet me këtë operacion, por saktësohet se të dhënat do të bëhen publike më vonë!

Po kush janë të zotët e kompleksit?

Sipas të dhënave ajo ndërtesë iu përket dy vëllezërit, Altin dhe Emiljano Hajri, të cilën u arrestuan pak vite më parë për llogari të drejtësisë italiane, pasi akuzoheshin si të përfshirë në trafikun e drogës në shtetin fqinj. Aso kohe kur u bë edhe hetimi i një prej grupeve më të fuqishme të trafikut të heroinës, u tha se grupi i shqiptarëve kishte mundu të lëvizte afër 1 ton heroinë. Një kushëriri i parë i tyre, 24-vjeçari Fortuz Hajri, u pagëzua nga media italiane si  “ambasadori” i organizatës kriminale. Ai ishte atashuar në Itali, për të komunikuar urdhrat tek drejtuesit e bazave të përpunimit dhe më pas shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Lexo edhe :  SPAK mbyll hetimet për Ilir Metën, më 4 gusht i komunikon akuzat ish-Presidentit

Dy vëllezërit, Altin dhe Emiljano Hajri para se të shpalleshin në kërkim njiheshin si biznesmenë të fuqishëm në Shijak. Banda e tyre, sipas policisë italiane, arriti të qarkullonte thuajse një ton heroinë për një vit në Itali. Kushërinjtë e Fortuz Hajrit prej vitesh ishin kamufluar në sajë të përdorimit të kodeve, logjistikës dhe deri edhe në fshehjen e 21 personave. Në komunikimet mes tyre vëllezërit përdornin një kod alfanumerik për të komunikuar dhe lëshuar urdhrat tek ushtarët e tyre në Itali. Kodi ishte përdorur në ushtrinë naziste që komunikonte me kode numerike dhe më pas këto numra i përkthente në fjalë. Kjo skemë komunikimi ka futur disa herë në kurth policinë italiane, e cila për vite me radhë nuk arrinte të kuptonte se për çfarë flitej në bisedat e përgjuara.

“Enigma” ka qenë një aparaturë që shërbente për të koduar dhe dekoduar mesazhe elektro-magnetike, që u shpik në fillim të shekullit ‘20 për përdorim tregtar e ushtarak. Gjykata e Venecias nxori urdhër arrest për Fortuz Hajrin me 15 gusht të 2015, në të njëjtin urdhër të lëshuar edhe për Hajri Ballën, një emër i njohur i trafikut të drogës. /Fjala.al/

Të fundit

Gafa e Berishës me Kodin e ri Penal!/ Bie pre e memes në internet për “martesat me zor”

Një meme që qarkullonte në internet për draftin e Kodit të ri Penal për një nen jo ekzistent të...

Plagosi nënën me thikë, gjykata vendos shtrim në spital psikiatrik për 25- vjeçarin

Gjykata e shkallës së parë në Dibër ka pranuar kërkesën dhe ka vlerësuar si të ligjshëm arrestin në flagrancë të H.S., i dyshuar për...

Çfarë po ndodh me Euron? Monedha europiane ‘fundoset’më tej

Kursi i këmbimit të Euros po vijon rënien në ditët e para të muajit gusht dhe ka prekur rekorde të reja historike. Sipas kursit...

Nga partia te “non grata”, si ndryshoi kontrata e lobimit të PD në SHBA

Lidhja e kontratës së lobimit të Partisë Demokratike në SHBA ishte një moment që në fushatën për parlamentaret e 11 majit, Sali Berisha u...

Neymar synon pjesëmarrjen në Botërorin 2026, sulmuesi brazilian shkëlqen me Santosin

Neymar dëshiron ende që të kontribuojë për Brazilin. Sulmuesi i njohur, i dërgoi një mesazh mjaft të qartë trajnerit Ancelotti, menjëherë pas ndeshjes që...

Lajme të tjera

Web TV