Kryeministri i Kinës nuk pyet për virusin, shkon të vizitojë Wuhan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse Wuhan është i izoluar dhe nuk ka asnjë person i cili shkon drejt këtij qyteti, kjo nuk e ka ndaluar kryeministrin e Kinez Li Keqiang, që të shohë gjendjen e popullit të vet. Ai ka udhëtuar drejt Wuhan duke u ndalur në një supermarket teksa dëgjohet të mbajë një fjalim përpara blerësve.

Gjithashtu kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit ka udhëtuar për në Pekin pasi më shumë se 2.700 raste raportuan në Kinë të kontaminuar nga coronavirus.

Numri i vdekjeve nga virusi është rritur në 81, pasi provinca ishullore jugore e Hainan raportoi fatalitetin e saj të parë. Ishte një grua 80-vjeçare që vdiq nga virusi, familja e së cilës mbërriti nga Wuhan më 17 janar.  Provinca Hubei, ku ndodhet Wuhan, ka patur 76 nga vdekjet e raportuara deri më tani.

Virusi po përhapet me shpejtësi pasi është shumë ngjitës, dhe një njeri i infektuar mund ta transmetojë te të tjerë edhe nëse nuk ka shfaqur ende simptoma.

Në fazat e para ky virus shkakton temperaturë të lartë, kollë dhe diare ndërsa kur situata përkeqësohet  virusi shkakton pneumoni te pacientët.  Shumë aeroporte në mbarë botën kanë marrë masa për parandalimin e virusit duke i kontrolluar udhëtarët që kanë temperaturë të lartë ose ndonjë simptomë tjetër që lidhet me coronavirusin./Fjala.al

https://twitter.com/QiZHAI/status/1221700582068514817?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1221700582068514817&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.theguardian.com%2Fworld%2Flive%2F2020%2Fjan%2F27%2Fcoronavirus-china-death-toll-climbs-to-80-with-more-than-2700-cases-live-updates

Të fundit

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

OSSH ushtron kontrolle në zonat turistike dhe malore

Tashmë që vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime të energjisë elektrike janë shtuar ndjeshëm në zonat turistike, bregdetare dhe malore. Në kuadër të...

“Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!”

Akademiku Artan Fuga është shprehur se civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po shkon drejt rënies. Komentet Fuga i bëri në emisionin ‘ÇdoKënd’ me gazetaren Merita...

Lajme të tjera

Web TV