Përplasjet me Metën për Vlorë-Orikum, Denaj: Procedura është plotësisht ligjore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Financave Anila Denaj përmes një konference për shtyp ka sqaruar përplasjet me Presidentin Ilir Meta lidhur me marrëveshjen e huasë me Fondin Saudit të Zhvillimit për projektin e rrugës Vlorë-Orikum.

Dabaj tha se procedura është plotësisht ligjore dhe se presidenti është informuar me dy shkresa. Ministrja pohoi se nuk ka pasur negociata për marrëveshjen pasi nuk bëhej fjalë për hua të re, por për një hua të negociuar më parë.

Ministrja shtoi se një pjesë e huasë është rialokuar nga një objekt në tjetër, brenda të njëjtës zonë gjeografike, ndërsa tha se janë respektuar të gjitha proceduat dhe nuk ka shkelje të Kushtetutës. Ministrja theksoi se krijimi i një grupi negociator është i panevojshëm, kur ka dakordësi mes palëve.

“Presidenti i Republikës është informuar me dy shkresa për huan, në lidhje me termin ‘negocim’ dhe arsyet e ndryshimit. Unë sqaroj. Nuk bëhet fjalë për marrjen përsipër të një detyrimi financiar të ri jashtë parashikimeve buxhetore dhe termave financiare të rialokuara më parë. Ky është rialokim i siguruar më parë pas një marrëveshje. Marrëveshja është ratifikuar në Kuvend. Me të njëjtin fond dhe burim financuar të negociuar sipas parashikimeve të realizohet një projekt tjetër në të njëjtin qark. Nuk do të ndryshojë as shuma, as afati. Kjo dakordësi me kompaninë, i hapi rrugë punës.

Dakordësia me palën saudite për të ndryshuar objektin dhe jo shumën financiare, kjo dakordësi i hapi punë dy projekteve parale. Ku qëndon kundërshtia me Kushtetuesen, me qëllimin, frymën apo gërmën? Me qëllim dhe në frymë është lehtësisht i nevosjshëm për të rritur investimet. Në gërmë, procedura është ligjore. Sqaroj presidentin se vetëm në kushtet ku projekt- marrëveshjet mbajnë parashikime të caktuara ku insititucionent nuk janë dakord, vetëm në këto raste ngrihen grupet negociatore. Fakti që ligji 43 nuk e konsideron procesin e negociatave konfirmohet edhe enë lidhjen e marrëveshjeve të tjera. Nevoja për grup negociator nuk ka qenë i nevojshëm.

Lexo edhe :  Rama reagon ndaj deputetit britanik: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Presidenti interpreton në mënyrë të gabuar zbatimin e mënyrës së negocimit. Por mbi këtë argument ngre akuza për mashtrim. Akuza të panevojshme. Presidenti te tenton të paraqesë si një veprim arbitrar anullimin e projektit. Dua të sqaroj. Infrastruktura në zonë e tyre do të realizohet. Kërkoj pak durim por infrastruktura do të realizohet. Krijimi i një grupi negociator është i panevojshëm, kur ka dakordësi mes palëve. Nëse presidenti nuk lëshon autorizimin për këtë duhet të pyesni presidentin”, u shpreh ministrja.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

OSSH ushtron kontrolle në zonat turistike dhe malore

Tashmë që vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime të energjisë elektrike janë shtuar ndjeshëm në zonat turistike, bregdetare dhe malore. Në kuadër të...

Lajme të tjera

Web TV