Ish-ministri i LSI-së kalon te PS: Nuk ka nevojë për eksperimente politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish ministri i Drejtësisë i LSI-së, Nasip Naço ka kaluar te Partia Socialiste. Naço e njoftoi largimin nga LSI, duke e cilësuar ish-partinë e tij një eksperiment politik, në krah të ministrit Blendi Klosi gjatë ceremonisë së hedhjes së kryqit në Berat.

Të ardhmen e shoh te PS”, është shprehur ndër të tjera ai. Ndërsa sipas Klosit, në qarkun e Beratit, PS synon të fitojë 5 mandate në zgjedhjet e 25 prillit.

Sot në këtë ditë të shpreh qëndrimin tim që do të vazhdoj të jem në krah të të majtës progresiste. Berati dhe Shqipëria nuk ka nevojë për eksperimente politike, – tha ai. – Kam qenë pjesë e kabinetit qeveritar nga LSI.

Kontributi ka qenë modest, por përkushtimi ka qenë tepër i madh për të ecur përpara. Sot jam me zotin Klosi dhe do të jem në të ardhmen me zotin Klosi. Pse u largova?

Shqipëria nuk ka nevojë më për eksperimente politike dhe njerëz që janë vasalë të dikujt tjetër. Ka nevojë të përfaqësojë një pjesë të elektoratit”, u shpreh Naço./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Indonezia vijon të refuzojë Apple, gjigandi i teknologjisë nuk mund të tregtojë Iphone 16

Gjigandi i teknologjisë Apple nuk mund të shesë ende iPhone 16 në Indonezi, pavarësisht arritjes së një marrëveshjeje për...

Zjarret masive në Los Angeles, mijëra persona të evakuuar, mes tyre dhe yje të Hollivudit

Qyteti i Los Anxhelosit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa zjarrfikësit po përleshen me flakët që po djegin disa qindra hektarë sipërfaqe në pjesë të...

Gazetarja italiane e burgosur për 3 javë në Iran ka mbërritur në Romë, pritet nga Meloni

Në orën 4:13 të së mërkurës pasdite, avioni Falcon që mbante gazetaren Cecilia Sala  nga Teherani u ul në aeroportin Ciampino të Romës. Gazetarja, e...

Shumë e dobishme për shëndetin, por a i dini efektet anësore të hudhrës?

Edhe pse hudhra është shumë e dobishme dhe ofron shumë në fusha të ndryshme të shëndetit të njeriut, ka disa efekte anësore nga konsumimi...

Nevojat e shoqërisë dhe deontologjia e “Big Brother”

NGA GËZIM TUSHI  U bënë tashmë disa vite që shoqëria shqiptare jeton nën ethet sociale e spektakolare të promovimit të edicioneve të vazhduara të “Big...

Lajme të tjera

Web TV