Kallëzimi i PD në SPAK, Spiropali: O Bardh ziu, nuk të faj ne

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur Gazment Bardhit të PD që dje ka dorëzuar në SPAK një kallëzim penal për të, kryeministrin dhe në total 16 ministra e kryebashkiakë.

Spiropali thotë se Bardhi i ka denoncuar në SPAK sepse PS bën fushatë duke takuar njerëz anë e mbanë Shqipërisë.

Për t’i përgjigjur Spiropali i thotë se PS shkon tek qytetarët, dhe jo si PD që pret njerëzit t’i vijnë ndërkohë që ngre komitete e komisione për të spastruar ata që nuk i binden, derisa të katandisen me zero simpatizantë dhe elektorat inekzistent.

Gazi i Partisë Demokratike na paska denoncuar në SPAK se bëjmë fushatë duke takuar njerëz anembanë Shqipërisë, nga Vermoshi në Konispol, nga Devolli në Divjakë.

O Bardh Ziu, nuk të kemi faj ne që i shtojmë simpatizantët tanë sepse nuk presim të vijnë ata tek ne por vemi ne tek ata, ndërsa ju me në krye Lul Gjumin, duke pritur që të vijnë njerëzit tek ju dhe jo të shkoni ju tek njerëzit, ngrini komitete e komisione spastrimesh autodestruktive për të larguar me çdo kusht dhe me çdo çmim nga radhët tuaja ata që gjumashave si ju s’ju binden, derisa të katandiseni me zero simpatizantë dhe elektorat inekzistent”, shkruan Spiropali./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/espiropali/photos/a.10150630570767926/10160483486712926/

Të fundit

Milani ndryshon pozicionin e Leaos? Allegri nuk e hedh poshtë

Gjatë konferencës për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Liverpool-it, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, foli edhe për Rafa...

Ministri Vengu në Delvinë, alarm si kurrë më parë me zjarret

Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe ministri i...

Aksident në aksin Lushnje–Rrogozhinë, Benzi përplaset me mjetin e parkuar

Një automjet tip Benz është përplasur me një mjet të parkuar në anë të rrugës në autostradën Lushnje–Rrogozhinë. Si pasojë, janë plagosur drejtuesi i...

Pësoi djegie në trup nga zjarret, shefi i komisariatit të Delvinës drejt Traumës

Shefi i komisariatit të Delvinës, Agim Troci është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë teksa ka pësuar djegie në trup nga...

Zjarri në fshatin Senicë, digjen banesa dhe kisha në fshat

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë disa banesa në fshatin Senicë të Sarandës. Raportohet për rreth 10 banesa të djegura, ndërsa nuk ka të...

Lajme të tjera

Web TV