Rrëfehet Albi Nako, flet edhe për lidhjen me Alba Hoxhën dhe sëmundjen që e largoi nga skena

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jeta personale e Albi Nakos ka qenë në qendër të vëmendjes pasi i dha fund martesës nga balerina e njohur, Klaudia Pepa. Dy balerinët treguan se ruajtën marrëdhënie miqësore pas ndarjes dhe secili vazhdoi jetën e tij.

Koreografi Albi Nako më pas u përfol për një lidhje me balerinën, Alba Hoxha. Gjithashtu u raportua se ata i dhanë fund romancës së tyre, pavarësisht se asnjëri nuk bëri deklaratë publike për të mohuar apo pohuar thashethemet që qarkullonin rreth tyre.

I ftuar në Wake Up, i pyetur rreth këtyre lajmeve, Albi Nako u përgjigj: “Kam pasur raste dhe me mikesha të shkollës, me Uedën kemi qenë për darkë dhe nxori një foto me mua e na martuan. Nuk e di pse funksionon kështu.”

Pse të martojnë me çdo femër që të shohin?”– iu drejtuan moderatorët.

Sepse nuk kam bërë akoma zyrtare një lidhje, në momentin që e bëj atëherë që gjithçka bie në qetësi,”– u shpreh ai.

Ndërkohë Albi Nako foli edhe për deklaratën e babait të tij, mjeshtrit të baletit, Llaqi Nako, i cili është shprehur se nuk e do nusen balerinë.

Kur e pyeta pas asaj deklarate më tha se ishte një moment emocional por balerinë jo, le të jetë cfarë të jetë, edhe police, guzhiniere le të jetë, vetëm balerinë jo. Ai e ka jetuar atë profesion, dhe është pak e cuditshme, sepse edhe motra ime më e madhe se unë, në profesion piktore, e dashuronte dhe e adhuronte baletin por babai nuk e lejoi të futej, prej mamasë ndoqi rrugën e pikturës. Duke e njohur atë profesion nga brenda, konjukturat i tha jo. Gjithsesi atë e tha babai, por nuk është se …”- shpjegoi koreografi baletit.

Lexo edhe :  “Të ka dalë emri që u bën qejfin të burgosurve”, Efi reagon pas akuzave

Gjithashtu u rrëfye edhe për sëmundjen që e largoi nga skena, teksa u shpreh se “ndonjëherë i plas shpirti që nuk kërcen dot”.

Nuk jam në profesion prej 6 vitesh, kam pasur një sindromë në këmbë e gjunjë që më është shfaqur dy herë, duke marrë gjithë mjekimet dhe farmacitë me rradhë gjërat përkeqësoheshin dhe u detyra me mjekime popullore u riktheva, por është një lloj problem gjymtyrësh që unë nuk duhet të kërcej, madje as vrap nuk duhet të bëj dhe këto janë kostot e profesionit, quhet sëmundje e mosha të reja profesionale. Kjo më bëri të largohem nga skena, më plas shpirti ndonjëherë që të kërcej, e bëj por mund të kem kosto nga mbrapa,”– përfundoi Albi Nako.

Të fundit

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Kush e zëvendëson Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon emrin

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e SPAK, Altin...

“Endri Shabani më ka zhgënjyer”, kandidatja e NISMA-s: Më vjen turp

Ish-kandidatja për qarkun Vlorë e koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 majit, Ornela Hila është shprehur e zhgënjyer nga Endri Shabani pasi çështja...

Egli këndoi “Mora Fjalë”, Albina Kelmendi: Turp të kesh!

Eftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë artistja e njohur Albina Kelmendi. Ajo ka sqaruar...

Lajme të tjera

Web TV