Adam Kinzinger, një kongresmen amerikan, është bërë i pari politikan që ka kërkuar zbatimin e amendamentit 25 për të larguar presidentin Trump nga zyra.
Kjo kërkesë erdhi një ditë pasi protestuesit pro Trump sulmuan dhe plaçkitën Kapitolin në SHBA në përpjekje për të mos çertifikuar rezultatin e zgjedhjeve që shpallin humbës presidentin aktual të Amerikës. Për pasojë humbën jetën katër persona.
Në një postim në ‘twitter’ Kinzinger ka shkruar: “Presidenti e shkaktoi këtë. Ai është i papërshtatshëm dhe nuk është mirë. Tani duhet të heqë dorë nga kontrolli i ekzekutivit me ose pa dashje.”
Interesant është fakti se Kinzinger është pjesë e Partisë Republikane, e së njëjtës parti me të cilën Trump u shpall president.
Ndërkohë seskioni 4 i amendamentit lejon zëvendëspresidentin së bashku me disa anëtarë të kabinetit të rrëzojnë presidentin në rast se ky i fundit nuk i përmbahet betimit të tij dhe nëse cënohet siguria kombëtare.
Që mbrëmjen e së mërkurës politikanë të Partisë Demokratike e kishin kërkuar thirrjen e amendamentit 25, ndërsa sot i është bashkuar edhe republikani i parë. Të gjithë këta politikanë i kanë dërguar një letër zëvendës presidentit Pence, duke e shtyrë atë të thirrë amendamentin.