Tre tendencat seksuale që parashikohen në 2021-shin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu siç mund ta mendonit, seksi këtë vit do të fokusohet tek dashuria për vetveten, me të cilën nënkuptohet marrëdhënia seksuale me veten. Ndërsa izolimi në vendin tonë, por edhe në shtete të tjera të botës vazhdon, ekspertët parashikojnë tendencat seksuale që priten në 2021-shin. Dhe eksperti i marrëdhënieve seksuale, Tyomi Morgan, veçon tre:

Vetëkënaqësia si kujdes për veten

Është koha për ta bërë vetëkënaqësinë një element kryesor të rutinës suaj gjatë izolimit. “Me vazhdimin e izolimit gjatë muajve të dimrit dhe shitjet në rritje të lodrave të seksisit, më shumë njerëz po zgjedhin të distancohen fizikisht dhe të marrin kënaqësinë nga vetja. Fundja, kënaqësia është përgjegjësi ndaj vetes. Kënaqësia ndaj vetes është forma më e sigurt e seksit dhe një mënyrë e pagabueshme për dikë për të arritur kulmin që dëshiron. Veçanërisht për gratë, masturbimi eliminon hendekun e orgazmës që përjetohet shpesh në çift. Nuk ka shtirje. Orgazmat kanë kaq shumë përfitime shëndetësore nga rritja e sistemit imunitar në ekuilibrimin e hormoneve dhe çlirimin e kimikateve që të bëjnë të ndihesh mirë në qarkullimin e gjakut për të ngritur gjendjen shpirtërore. Të thuash që masturbimi është një formë e kujdesit për veten është një nënvlerësim. Është një ritual shëndetësor”, thotë Morgan.

Më shumë lodra seksi

Për sa më sipër, Tyomi mendon se do të blejmë më shumë lodra seksi se kurrë më parë gjatë këtij viti. Po ashtu do të nisin të eksperimentojnë për herë të para edhe ata që nuk i kanë provuar.

“Shumë çifte janë detyruar të ndahen nga pandemia dhe gratë që tradicionalisht janë mbështetur tek partnerët e tyre për të marrë më shumë kënaqësi, do të marrin nën kontroll nevojat e tyre seksuale”, sipas Tyomi.

Lexo edhe :  1911 - Machu Picchu, qyteti legjendar i humbur i Incave në Peru

Takimet virtuale

Në rastet kur nuk mund të jemi fizikisht së bashku, jemi bërë më të hapur për takime virtuale. Në vitin 2021, kjo do të shtrihet edhe në praktikimin e marrëdhënieve seksuale virtualisht.

“Më shumë njerëz do të kenë qasje në kurse dixhitale të edukimit seksual për të përmbushur nevojat e tyre. Takimet virtuale ishin një trend në vitin 2020 dhe do të vazhdojë deri në vitin 2021, ndërsa të dashuruarit e rinj dhe të vjetër lundrojnë në “normalin e ri”. Takimi në internet për t’u lidhur seksualisht përmirësohet me lodrat e seksit, që mund të përdoren në distancë dhe përmes live-t të dashuruarit mund të shohin njëri-tjetrin në kohë reale.

Burimi Metro

Të fundit

Prapaskenat e merkatos, Barcelona bën gati 5 largime në gusht

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, nuk është në turneun aziatik të skuadrës, por po qëndron në zyrat e klubit....

S’ka më shitje në gropë, Rama paralajmëron reformën e madhe me ndërtimet

Qeveria shqiptare mendon se ka ardhur koha që projektet e rëndësishme në sektorin e ndërtimit të mos financohen vetëm nga kreditë bankare, por të...

Rusët nuk ndalen, breshëri dronësh dhe raketash mbi qiellin e Kievit

Ukraina u përball me një tjetër breshëri dronësh dhe raketash nga Rusia. Sulmet kanë vijuar në të gjithë vendin për të paktën gjashtë orë...

Berisha ka frikë nga kodi i ri penal: Nëse unë shaj Irena Gjokën… Janë ligje diktature!

I pakursyer në akuzat dhe denigrimin e njerëzve të drejtësisë, nga çdo paraqitje në SPAK si i pandehur për korrupsion, Sali Berisha u shfaq...

700 milionë lekë cash, SPAK godet dy ‘Exchange’, sekuestrohen pasuri

Dy kompani të njohura në fushën e këmbimit valutor në Tiranë, janë goditur nga Prokuroria e Posaçme, pas një hetimi nën dyshimet se kishin...

Lajme të tjera

Web TV