Zgjerimi me 12 milje në Jon, zbardhet axhenda e parlamentit grek

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka shkuar në parlamentin grek projektligji për zgjerimin e Jonit me 12 milje. Datat e shqyrtimit, sipas programit të publikuar janë: më 12 janar diskutimi i parë në komisionin për çështjet e Jashtme dhe të Mbrojtjes, në 15 ridiskutim nëse shfaqet e nevojshme, dhe në 19 në seancë plenare.

Sa i përket përmbajtjes së projektligjit; në nenin e parë përfshihet sfera e zbatimit. Projektligji i referohet rajonin detar në zonën veriore të Periferisë së ishujve të Jonit deri në Kepin Tenaro, duke bërë të qartë se zona e mësipërme përfshin rreptësisht brigjet tokësore, ishujt dhe daljet e shkëmbinjtë e territorit grek, siç parashikon e Drejta e Detit, neni 121 (10 dhjetor 1982).

Në paragrafin e dytë të nenit të parë përcaktohet vija e matjes së zonës bregdetare, sipas vijës natyrore siç parashikohet në dekretin presidencial. Neni i tretë referohet në zgjerimin e zonës përkatëse me 12 milje.

Në nenin e katërt theksohet se do të lejohet përkohësisht peshkimi nga anijet e BE në zonën nga 6 milje deri në 12 milje. Projektligji mbyllet me nenin 5 ku theksohet se ligji do të hyjë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare.

Projektligji vjen pas marrëveshjes Greqi-Itali për përcaktimin e zonës detare në Jon. Burime diplomatike bëjnë fjalë për një zgjerim të territorit sovran grek, pas shumë vitesh, në kuadrin e zbatimit të së drejtës ndërkombëtare. Kryetari i Kuvendit grek Tasulas ka kërkuar që çdo deputet të votojë me zë, për të siguruar miratimin e plotë.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV