Pak më herët u raportua se një avion, i cili ishte nisur nga Xhakarta e Indonezisë ishte zhdukur. Sipas mediave të huaja, një zyrtar lokal ka thënë se peshkatarët kanë gjetur ato që dukej se ishin rrënojat e një avioni, në ujërat në veri të Xhakartës.
Një deklaratë e tillë vjen pak pas lajmit se aeroplani me dhjetëra pasagjerë u raportua i zhdukur 4 pas nisjes nga kryeqyteti indonezian.
“Ai u ngrit pas orës 2.30 pasdite dhe humbi kontaktin më vonë”, i tha një zyrtari kërkimi dhe shpëtimi televizionit lokal.
Sriwijaya Air, një kompani ajrore indoneziane, tha në një deklaratë se ende po mbledh informacione më të hollësishme në lidhje me fluturimin përpara se të bëjë një deklaratë më të plotë.
Sipas mediave në Indonezi, avioni ishte ngritur nga aeroporti me 59 pasagjerë në bord. Avioni është një Boeing 737-500, i cili ka nisur fluturimet në vitin 1994./Fjala.al
Breaking News ⚠️
Sources confirms the crash of the plane…and the rescue team find parts of the plane.#SJ182 pic.twitter.com/Nq0Va6FSeZ
— Aviation For Aviators (@Aviaforaviators) January 9, 2021