Zbardhen përgjimet për grupin e drogës në Skrapar, si grabitej kanabisi në kohën e korrjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë zbardhur përgjimet nga dosja e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për grupin e strukturuar kriminal në Skrapar.

Në tabulatet e prokurorisë zbardhen bisedat mes personave të cilët ia vidhnin lëndën narkotike atyqe që e kishin mbjellë.

Të përfshirë në grabitjen e drogës janë Altin Sula, Redian Shimi, Myftar Sula, Nertil Dyrmishi. Këto persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kryenin grabitjet në kohën kur ishte koha e korrjes.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se Shimi ka pasur rolin që të zbulonte parcelat e kanabisit, të gjente armët dhe më pas sinjalizonte miqtë e tij për të kryer grabitjen. Në dosje është zbardhur një përgjim i Altin Sulës i cili komunikon më një person të paidentifikuar akoma nga prokuroria.

Biseda e zbardhur e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala

B-personi i paidentifikuar

Altini: Alo

B: Ça po bën oo

Altini: Hiç ja po iki për Fier

B: Ça do bësh andej

Altini: Do haj ndonjë fik…vapë e madhe,

B: Ktej është më lartë është më nxehtë…ça po bën

Altini: Ja pune Shqipërie.

B: Po vete në punë?

Altini: Po vete o, aq punoj unë 4 orë,

B: Po pse? A po aq, s’ka punë?

B: Ej, të gjitha muhabetet që kemi bërë bashkë vjen mi thotë Xhevua te shpia

Altini: Xhevua? Për çfarë?

Personi i paidentifikuar i tregon Altinit të gjitha detajet që i tha personi tjetër të cilit i thërrasin “Xhevo”.

B: Për ato…që mora 7 copë që i kam vënë nëpër gode që thashë po ashtu t’ia jap Myftarit ato 7….ça thua i thash ça 7? Ato s’kanë dalë, unë i kam të shpia njëherë…jo tha i ke vënë ti nga moçalja tha Xhevoja…, 4 – unë i thash s’ka, 5-6 copë ka.

Lexo edhe :  “Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

B: I ka thënë Myftari të gjitha, kishte vajt Myftari andeja nga moçalja…kishte kontrolluar nëpër rrathër.

Altini: Kush o?

B: Myftari re…I kishte thënë Xhevos kontrollova ktu kontrollova atje, s’po i gjej dot ku i ka vënë,

Altini: Gënjen ai Xhevoja, me Xhevon merresh!!!!

B: Do vete do ta pyes njëherë pastaj…kështu me tha, ka vajtur i ka kontrolluar tërë vendet tha që mbollën atë vit…I kontrollova të gjitha s’ia gjeta tha…

Altini: Më duket se do t’i vinin bashkë ata.

B: Po t’i vinin ore…unë te shpia kam, s’ka dalë asnjë kokërr ore…. e hapa njërën është e prishur nga brenda

Altini: Shiko mos na gjesh ndonjë ashtu po vari lesht,

B: Ashtu do gjej unë se s’bën re se s’kam ça do bëj unë poo… kshu i kishte thënë atij re.

Altini: Ata më ngatërruan dhe mua, lashë 300 mijë lekë…

B: Për ça të ngatërruan ore?

Altini: Po mora ktej unë, ata s’kishin lekë andej, pagova vetë, ata u prishën…Baha…ai vjen mi thotë të gjitha…ça i ka thënë Myftari…pashë rrathët..të gjitha

B: Po jo unë të kisha…7 copë vari lesht…

Të fundit

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban...

Lojtari i Real Madridit nuk duron më: Dua të largohem

Alvaro Rodriguez, i cili sezonin e fundit ishte në huazim te Getafe, nuk u përfshi në skuadrën e Realit për Botërorin e klubeve dhe...

Sanksionet e reja kundër Rusisë, BE dështon të bindë Sllovakinë

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë garanci se nuk do...

Aplikacioni “Matrix”, Ervin Karamuço: Do të zbardhet fati i Ervis Martinajt

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur rreth zbulimit dhe zbërthimit të aplikacionit të koduar Matrix, teksa tregon se nga zbardhja e një sërë...

Eksperti: Taksa që fillon më 1 janar mund të sjellë rënie çmimesh të apartamenteve

Qeveria shqiptare po përgatit ndryshime në taksimin e pronës, të cilat pritet të prekin drejtpërdrejt qytetarët që zotërojnë më shumë se një banesë. Lidhur me...

Lajme të tjera

Web TV