“Le Journal de Salonique” 1908/ Marrëdhënia e veçantë me hebrenjtë e filozofit dibran Riza Teufiku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Le Journal de Salonique” ka botuar, me 1 shtator 1908, në faqen n°3, një shkrim mbi marrëdhënien e veçantë me hebrenjtë të filozofit dibran Riza Teufiku, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Nga Aurenc Bebja

Ne njoftuam mbërritjen, me Xhavit Beun, të doktor Riza Beut, me nofkën Filozof Rizai. Ky emër ishte i mjaftueshëm për të provokuar kureshtjen tonë dhe dëshirën për të parë sot këtë specie të rrallë të njeriut filozof, dy terma që kundështohen (përjashtohen) reciprokisht. Fati na vendosi në praninë e filozofit Riza të dielën e kaluar. Ishte në bordin e anijes që na çoi të takonim studentët e drejtësisë. Në harkun e ndërtesës, një grup njerëzish po bisedonin të lumtur. Dhe në mesin e të gjithëve, një burrë në moshë mesatare, serioz, tha gjërat më gazmore, edhe më të thella, pa iu dredhur qerpiku.

— Vë bast që ju jeni doktor Riza Beu, i thashë, duke iu afruar ndërsa i gjithë grupi kishte nxituar për në port për të parë Marmarën dhe u gjend i vetëm në shoqërinë e impasivitetit (qetësisë) të tij të dukshëm.

— Dhe unë vë bast që nuk ju kam parë kurrë.

— Jam gazetar.

— Atëherë, unë e kuptoj dëshirën tuaj për të vënë bast. Gazetarët kanë akoma një numër bastesh për të bërë. Uluni.

Dhe ne biseduam rreth një gjysmë ore të shkurtër, por një gjysmë ore të këndshme, sepse doktor Rizai nuk është vetëm mendjemprehtë, por gjithashtu ka një kulturë shumë të larmishme, një depërtim të thellë që i vjen nga njohuritë e tij të përsosura të disa gjuhëve.

Dhe a e dini cila është gjuha e parë e mësuar nga doktor Rizai ? Unë po ua them troç, po ua plas në ballë. Idioma e parë, përveç turqishtes dhe shqipes, sepse doktor Rizai është Yéga, në të cilën filozofi ynë u bë i njohur ishte … judeo-spanjishtja. Mos qeshni, nuk po ju them një shaka. Riza Beu flet dhe shkruan judeo-spanjishten dhe madje hebraishten, të cilës nuk i humbet asnjë intonacion, as nuancën më të vogël. Dhe ajo që është më e jashtëzakonshme për këtë poliglot është se ai flet secilën prej gjuhëve që njeh me një pastërti (qartësi) të jashtëzakonshme. Duket sikur është marrë me to tërë jetën e tij.

Rreferenca e Riza Beut shkon për judeo-spanjishten, te shokëve të tij të vjetër të shkollës që tani janë zhdukur. Ai flet me butësi të pafund për kujtimet e tij për kohën që lanë tek ai një gjurmë të pashlyeshme. Pra, kemi të drejtë kur themi se kujtimet e fëmijërisë janë më të qëndrueshmet.

Lexo edhe :  Sot 106-vjetori i vdekjes së Ismail Qemalit, babait të Pavarësisë së Shqipërisë

Për njohuritë e tij për judeo-spanjishten, filozofi Riza na tregoi një anekdotë të lezetshme:

— Unë u njoha një ditë me Z. David Fresco, drejtor i gazetës El Tiempo. Ne folëm për Judaizmin; Unë i fola atij për të gjithë rabinët që kisha njohur, për sistemin e gabuar të mësimit hebraisht, për mënyrat e vjetra për të mësuar për tokë pa stola dhe karrige dhe për të marrë udhëzime dhe goditje me shkop që ndonjëherë ishin më të shumtë se vargjet e biblës. Për një orë kohë u bëmë, Z. Fresco dhe unë, një palë miqsh të shkëlqyeshëm. “Ora për anijen u afrua dhe shoku që më prezantoi më tha :  “Riza, është e ëmbël të bisedosh, por është e vështirë të humbasësh anijen.

— Pse ju thërrasin Riza, pyeti Z. Fresco ?

— Sepse ky është emri im ?

— Pse zgjodhët këtë emër të çuditshëm ?

— Sepse kështu dëshiroi babai im.

— Çfarë mize e pickoi babanë tuaj ? Si quhej ai vetë ?

— Ai quhej Mehmet efendiu.

— Ah! Edhe kjo, po talleni me mua apo jeni një familje fantazishtës.

— As njëra, as tjetra. Ne jemi një familje shqiptare.

— Shqiptarë apo të krisur.

— Jo zotëri; Unë e kuptoj habinë tuaj; Ju kujtoni se jam një bashkëfetar. Unë jam një mysliman, Yéga, djalë i një Yéga, por një Yéga që njeh judeo-spanjishten, i cili bëri arsimin e tij të parë në një shkollë izraelite, nga e cila mban kujtimet më të mira dhe që i do shumë shokët e tij hebrenj. E gjitha kjo u tha menjëherë. Unë u largova, duke e lënë z. Fresco të shtangur; dhe ndoshta akoma vazhdon të mbetet i tillë pasi pa një mysliman, yega, i cili flet judeo-spanjishten dhe kujton faljet (urdhërimet) biblike më me besnikëri sesa një izraelit praktikues.”

— Unë e kuptoj shtangien e tij, i them, dhe nuk mund ta besoni timen.

Ne biseduam për diçka tjetër dhe pasi intervista duhej të ruante një ton origjinal deri në fund, dhe të përfundonte me një fund absolutisht të paparashikuar, ramë dakord që doktor Rizai, Filozofi Yega, të jepte një konferencë të shtunën e ardhshme në .. judeo-spanjisht. Ah, sikur të gjendej një izraelit që mund të jepte një konferencë në shqip; me këtë rast do të thërrisnim të gjithë delegacionin e Dibrës. Sidoqoftë, do të ketë një folës (orator), kolegu ynë Nissim efendi Rousso, i cili do të flasë në turqisht dhe një i tretë në frëngjisht. Max Yvel

Të fundit

Kurti nuk tregon pse ndryshoi mendje për Marrëveshjen e Uashingtonit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit, dhënë në gazetën...

Përmbytjet nga reshjet e shiut, shpërthejnë ujërat e zeza në burgun e Durrësit

Të burgosurit në burgun e Durrësit, kanë ngritur alarmin pas përmbytjeve që janë shënuar në qytet, pasi kanë shpërthyer ujërat e zeza në katin...

Zbuloni 5 çajrat bimorë që mund të ndërveprojnë me ilaçet tuaja

Nëse dëshironi një pije të shijshme, pa sheqer të shtuar ose me më pak kafeinë se kafeja, çaji është një zgjedhje e shkëlqyer. Krahas shijes,...

Ushtarët francezë në Groenlandë dhe politika e re e jashtme amerikane

Skënder Minxhozi Presidenti i Panamasë Jose Raul Mulino iu përgjigj i ngrysur në Davos pyetjeve që i vinin nga të gjitha anët në lidhje me...

Interes i lartë, investitorët ofruan trefishin e shumës që shpalli Ministria e Financave

Interes të madh tek investitorët ka tërhequr ankandi i obligacioneve 20 vjeçare zhvilluar nga Ministria e Financave. Kjo është hera e parë që qeveria shqiptare...

Lajme të tjera

Web TV