Anemi dhe mungesë hekuri, ushqimet që duhet të hani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hekuri është një mineral i rëndësishëm për shëndetin e organizmit tonë. Luan një rol thelbësor për sintezën e hemoglobinës dhe në funksionimin e qelizave.

Mungesa e tij është shkak për aneminë, por edhe për probleme të tjera. Por mungesa e hekurit, mund të luftohet me një regjim ushqimor, ku ky mineral është i pranishëm.

Mes këtyre ushqimeve kryeson mishi i kuq, megjithëse e dimë se me të nuk duhet abuzuar, për shkak të rrezikut që sjell konsumi i shpeshtë, për sëmundjet tumorale.

Si kompensim mund të konsumoni bishtajoret, të cilat kanë përmbajtje të madhe hekuri, si thjerrëzat, fasulet, spinaqin, brokolin, rukolën, arrat, farat e kungullit, luleshtrydhet, tërshëra, panxhari, majdanozi, rrushi i thatë, hurmat e thata dhe bananet.

Si kompensim vlen edhe vitamina C, e cila nuk duhet të mungojë. Edhe vitamina B12 dhe acidi folik, mund të jenë të domosdoshme për prodhimin e rruazave të kuqe, kështu që rekomandohet mëlçia dhe mishi. Ndërsa acidi folik gjendet te peshku, jeshillëqe, fasulet dhe bizelet./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mbyllet faza e parë e Ligë së Kampioneve, renditja dhe verdiktet përfundimtare

Liga e Kampionëve, uli siparin e fazës së grupeve, mbrëmjen e sotme, ku u luajtën edhe 18 duelet e...

Disa truke psikologjike për të përballuar më mirë problemet e përditshme

Nëse shpenzoni shumë kohë në internet, atëherë ju e dini se ka truke për çdo gjë të mundshme. Madje, disa truqe mund t’ju ndihmojnë...

Kurti nuk tregon pse ndryshoi mendje për Marrëveshjen e Uashingtonit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit, dhënë në gazetën spanjolle “El Mundo”, për të...

Përmbytjet nga reshjet e shiut, shpërthejnë ujërat e zeza në burgun e Durrësit

Të burgosurit në burgun e Durrësit, kanë ngritur alarmin pas përmbytjeve që janë shënuar në qytet, pasi kanë shpërthyer ujërat e zeza në katin...

Zbuloni 5 çajrat bimorë që mund të ndërveprojnë me ilaçet tuaja

Nëse dëshironi një pije të shijshme, pa sheqer të shtuar ose me më pak kafeinë se kafeja, çaji është një zgjedhje e shkëlqyer. Krahas shijes,...

Lajme të tjera

Web TV