Formula 1, pas Australisë, edhe Kina ka kërkuar shtyrjen e garës së saj për në vjeshtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas Australisë, edhe Kina ka kërkuar shtyrjen e garës së saj të Formula 1. Për shkak të situatës së krijuar nga epidemia, autoritetet vendore, nuk janë gati për të pritur Çmimin e Madh, i përcaktuar për t’u zhvilluar në 11 prill. Kështu, Shanghai kërkon shtyrjen e garës për në vjeshtë. Duket se kalendari ambicioz i Formula 1 për 2021, me 23 gara do të pësojë ndryshime, për shkak të epidemisë së Covid-19. Pas Çmimit të Madh të Australisë, organizuesit e të cilit ende nuk kanë dhënë “dritën jeshile për zhvillimin e garës, tani është radha e Kinës, që ka kërkuar një shtyrje të garës së saj për në vjeshtë.
Çmimi i Madh i Kinës ishte parashikuar të zhvillohej në 11 prill 2021 në Shanghai. “Kemi qenë në bisedime me “Formula One Group”, çdo javë. Ne e kemi bërë të qartë se vendi ynë do ta ketë të pamundur ta presë garën e tij në prill”, – kanë deklaruar autoritetet kineze. Fjalët e Jibin Jangut, menaxherit të përgjithshëm të organizimit të garës, lënë shumë pak vend për optimizëm. Çmimi i Madh i Kinës, sipas kalendarit, që është një rekord më vete, është i treti. Por realiteti nuk fal. Dhe epidemia që ka shpërthyer në shkallë globale, i ka detyruar shumë shtete të marrin masa të rrepta.
Ashtu si edhe në sezonin 2020, ishin Australia dhe Kina dy shetet e para që anuluan garat e tyre. “Synojmë ta shtyjmë garën tonë, të paktën për gjysmën e dytë të vitit, e për këtë kemi paraqitur edhe një kërkesë, – ka thënë Jangu. – Gjithnjë kjo shtyrje duhet miratuar edhe nga autoritetet vendore, pasi sipas të gjitha gjasave, shumë veprimtari sportive ndërkombëtare, për t’u zhvilluar në Shanghai, do të shtyhen në vjeshtë, ndaj do të jetë ndoshta e pamundur për t’u bërë.” I mbetet tanimë Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) të gjejë hapësirat e duhura, për data të lira në vjeshtë.
Kjo, kur, të paktën deri tani, dy gara, Australia dhe Kina, kanë kërkuar shtyrjen e Çmimeve të tyre të Mëdha për në këtë periudhë. Ndërsa fakti që garat të bëhen pa publik edhe në 2021, duket se është konkret.

Të fundit

Prenga: SHBA do ndërhyjë në Iran! Prençi: Mund të ketë përshkallëzim

Sulmet Izrael-Iran janë diskutuar edhe mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv. Ish zv/shefi i shtabit të...

Panik në aeroportin grek, avioni përplaset me objektin në pistë

Momente paniku përjetuan pasagjerët e një fluturimi të Ryanair nga Londra Stansted drejt Kalamatës, kur avioni u përplas me një pengesë në pistë gjatë...

Si e konsideron Shqipërinë Izraeli? Përgjigjet gjenerali izraelit

Gjenerali izraelit Amir Avivi në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story” në Top Channel foli për konfliktin e armatosur me Iranin. Sipas Avivi, Izraeli...

Berat, Makina përfshihet nga flakët, zjarrfikësit shmangin përhapjen e zjarrit

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në rrugën e Mimiasit, në fshatin Rroshnik të Beratit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30...

Imazhet satelitore, si e kanë dëmtuar sulmet e Izraelit reaktorin bërthamor iranian

Imazhet e reja satelitore me rezolucion të lartë të publikuara sot nga Maxar Technologies tregojnë dëme në kompleksin e reaktorit të ‘ujit të rëndë’...

Lajme të tjera

Web TV